Plani i Aksionit të Anëtarësisë (Membership Action Plan - MAP), që filloi në prill të 1999, ka ndihmuar vendet që dëshirojnë të jenë anëtarë të NATO-s të përqendrohen më shumë në përgatitjen e tyre për realizimin e qëllimeve dhe prioriteteve të caktuara në këtë plan.
Zbatimi i MAP-së, gjithashtu, nuk është më një çështje që shqetëson vetëm Ministritë mbrojtjes dhe të punëve të jashtme. Me organizimin e takimeve ndër-ministrore në shkallë kombëtare, përmbushja e objektivave të planit po angazhon përherë e më shumë departamentet e tjera qeveritare në një përpjekje të koordinuar dhe sistematike.
Angazhimi për Rishikimi i procesit në 2002. Në takimin e NATO-s në Uashington në Prill 1999 udhëheqësit e Aleancës premtuan se Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia nuk do të jenë vendet e fundit që do të bashkohen me NATO-n dhe theksuan se procesi i zgjerimit do të rishikohet në 2002. Në mes të tjerave, në Mbledhjen e Uashingtonit filloi, gjithashtu, edhe Plani i Aksionit të Anëtarësisë. Nëntë vendet që kanë shprehur interesimin për tu bashkuar me NATO-n dhe që po marrin pjesë në MAP janë : Shqipëria, Bullgaria, Estonia, Latvia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
MAP-i i jep substancën e duhur angazhimit të NATO-s për të mbajtur dyert hapur. Megjithatë, pjesëmarrja në MAP nuk garanton anëtarësinë në të ardhmen, dhe Plani nuk konsiston vetëm në një listë për t’u plotësuar nga vendet e interesuara për anëtarësi. Vendimet për të ftuar këto vende për fillimin e diskutimeve për anëtarësi do të merren brenda NATO-s me konsensus dhe duke shqyrtuar rastet me radhë njëri pas tjetrit. Si funksionon plani? MAP-i siguron mbështetje konkrete dhe këshilla nga NATO për vendeve kandidate në përgatitjen e tyre për arritjen për aderim në të ardhmen. Ai siguron një sërë aktivitetesh të destinuara për përforcimin e kandidaturës të çdo vendi të interesuar. MAP-i nuk zëvendëson programin « Partneritet për Paqe ». Pjesëmarrja e vendeve kandidate, në PfP dhe në Procesin e Planifikimit dhe Rishikimit (Planning and Review Process - PARP) të këtij programi është adaptuar në përputhje me nevojat e tyre. Pjesëmarrja e plotë në PfP/PARP është e rëndësishme pasi ajo lejon vendet kandidate të zhvillojnë operacione të përbashkëta me forcat e NATO-s dhe të përgatisin strukturat dhe aftësitë e forcave të tyre për anëtarësi të mundshme në të ardhmen. PfP-ja, ashtu si MAP-i, udhëhiqet nga parimi i vetë-diferencimit : vendet kandidate janë të lira për të zgjedhur elementët e MAP-it që i përshtaten më mirë prioriteteve dhe kushteve të tyre kombëtare. Të gjithë vendet kandidate i janë nënshtruar një Programi Kombëtar Vjetor për t’u përgatitur për anëtarësi të mundshme, duke përfshirë çështjet politike, ekonomike, çështjet e mbrojtjes, ato të pasurive kombëtare dhe ato legale. Ato kanë caktuar vetë objektivat, synimet dhe programet e punës së tyre. Këto programe do të rinovohen çdo vit nga vendet kandidate, por ato mund të përmirësohen në çdo kohë.
NATO ndjek vazhdimisht progresin e bërë nga vendet kandidate dhe siguron këshilla politike dhe teknike. Në Pranverë do të bëhen takime të Këshillit të Atlantikut Verior me secilin nga vendet kandidate për të diskutuar rreth progresit të tyre. Gjatë gjithë vitit, takimet dhe grupet e studimit me ekspertët civil dhe ushtarak të NATO-s rreth fushave të ndryshme, japin mundësinë për të diskutuar për spektrin e plotë të çështjeve që lidhen me anëtarësinë. Çdo vit, në takimet e zakonshme të pranverës, do të paraqitet tek Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s një raport vjetor i plotë rreth progresit mbi aktivitetet në kuadrin e MAP-it . Spektri i gjerë i çështjeve që mbulohet nga Plani. Pritet që Vendet kandidate të arrijnë një sërë objektivash në fushat politike dhe ekonomike. Këto përfshijnë zgjidhjen me rrugë paqësore të çdo mosmarrëveshjeje ndërkombëtare, etnike, apo të territoreve të jashtme; manifestimin e përkushtimit ndaj pushtetit të ligjit dhe të drejtave të njeriut ; vendosjen e kontrollit demokratik të forcave të tyre të armatosura ; dhe nxitjen e stabilitetit dhe të mirëqenies nëpërmjet lirisë ekonomike, drejtësisë sociale, dhe përgjegjësisë ndaj mjedisit. Çështjet ushtarake dhe ato të mbrojtjes përqendrohen në aftësitë e vendit kandidat për të kontribuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe misioneve të reja të Aleancës. Pjesëmarrja e plotë në PfP është një komponent kryesorë. Nëpërmjet programeve të tyre individuale të PfP, kandidatët mund të përqendrohen tek çështjet që lidhen me partneritetin. Qëllimet e vendeve kandidate për partneritet përfshijnë planifikimin e objektivave që mbulojnë fushat që lidhen direkt me çështjen e partneritetit me NATO-n. Çështjet e potencialit janë përqendruar në nevojën e çdo vendi kandidat për të vënë në dispozicion një potencial kombëtar të mjaftueshme për mbrojtje, për t’i dhënë atyre mundësinë për plotësimin e angazhimeve që mund të sjellë partneriteti në të ardhmen për sa i përket veprimeve kolektive të NATO-s. Çështjet e Sigurisë përqendrohen rreth nevojës së vendeve kandidate për të siguruar vendosjen e procedurave për mbrojtjen e informacioneve sekrete.
Aspektet legale adresojnë nevojën e vendeve kandidate për të siguruar që marrëveshjet legale, të cilat udhëheqin bashkëpunimin me NATO-n, të jenë në pajtim me legjislacionin e brendshëm të vendit. Politika e NATO-s e dyerve të hapura. Politika e NATO-s e dyerve të hapura shprehet në Traktatin e Atlantikut Verior : « Anëtarët mund të ftojnë për të marrë pjesë në këtë Traktat, duke rënë dakord unanimisht, çdo Shtet tjetër Evropian që është i aftë të çojë më tej parimet e këtij traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut Verior. (…) » Neni 10, Traktati i Atlantikut Verior, Uashington DC, 4 Prill 1949. NATO ka pranuar anëtarë të ri gjatë gjithë historisë së saj. Greqia dhe Turqia u bashkuan në vitin 1952, Republika Federale Gjermane në 1955 dhe Spanja në 1982. Në fillim të viteve ’90, ishte e qartë se ndarja e kontinentit Evropian do të vazhdonte deri sa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore t’ju ofrohej mundësia e bashkimit me institucione si Bashkimi Evropian dhe NATO, të vendosura për ndjekjen e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta që janë: liria dhe demokracia, mirëqenia ekonomike, stabiliteti politik dhe siguria. Në Mbledhjen e Brukselit në 1994, udhëheqësit e NATO-s theksuan se ata « shpresojnë dhe mirëpresin zgjerimin e NATO-s deri tek vendet demokratike të Lindjes ». Qëllimi i këtij procesi të zgjerimit është shtrirja, tek vende të tjera Evropiane, e zonës së sigurisë dhe stabilitetit që Aleanca ka ndihmuar të ndërtojë në territoret e anëtarëve të saj gjatë 50 vjetëve të ekzistencës së saj. Procesi nuk paraqet kërcënim ndaj asnjë vendi. Në fakt, ai do të rrisë njëlloj stabilitetin dhe sigurinë si për vendet anëtare të NATO-s ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Si shtesë të angazhimit politik, anëtarësia me NATO-n kërkon përgjegjësi dhe detyrime në fushën ushtarake. Procesi i zgjerimit është strukturuar në një mënyrë të tillë që t’i japë mundësinë anëtarëve të mundshëm në të ardhmen të familjarizohen me mënyrën e funksionimit të Aleancës dhe me përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me statusin e anëtarësisë, dhe të adaptojnë forcat e tyre në pajtim me njëri-tjetrin. Duke ndjekur këtë aspekt, i cili u vendos me Studimin e Zgjerimit të NATO-s në 1995, janë organizuar dialogë intensivë në lidhje me çështjet e partneritetit me partnerë të interesuar nga viti 1995 deri në 1998. Në Mbledhjen e Madridit të 1997, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u ftuan për fillimin e diskutimeve për partneritet. Udhëheqësit Aleat ri-afirmuan njëkohësisht hapjen e Aleancës ndaj vendeve të tjera dhe ranë dakord për të vazhduar dhe zgjeruar takimet e dialogëve të Intensifikuar me vende partnere të interesuara.
Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia morën pjesë zyrtarisht në Traktatin e Uashingtonit më 12 Mars 1999, duke rritur numrin e vendeve anëtare të NATO-s në 19. Plani i Aksionit për Anëtarësi, që filloi me Mbledhjen e Uashingtonit të 1999, mbështetet në eksperiencën e fituar gjatë procesit të dialogëve te intensifikuar dhe në integrimin e tre anëtarëve të ri në Aleancë.
Marion Gajda Student i Shkencave Politike dhe Institucioneve Europiane.
|