Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Gėnjeshtrat ]

·Njė metodė e re pėr tė zbuluar gėnjeshtrėn
·Gėnjeshtrat dhe zbuluesit e tyre
·Gėnjeshtarėt

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 94 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Shoqėri: Transhumanizmi dhe religjioni

Nga Njė burim - E premte , 24 shkurt 2006

Duke përkrahur demokracinë dhe mendimin racional ne mund të krijojmë një ambient të sigurt për kërkime shkencore dhe për ndërtimin e teknologjive që do të jenë në dobi të gjithë njerëzimit, në dobi të një të ardhmeje kur vuajtja dhe vdekja do të mund të jenë vetëm kujtime nga e shkuara jonë primitive. Religjioni ofron parajsën pas vdekjes, ndërsa transhumanistët besojnë se parajsa duhet te ndërtohet nëpërmjet shkencës dhe teknologjive te rregulluara demokratisht.

Edhe pse transhumanizmi është një lëvizje relativisht e re kulturore dhe filozofike, ai është në thelb vetëm riformulim modern më radikal i humanizmit racional. Një ringjallje e besimit se përmirësimi i njeriut dhe botës së tij është i mundshëm nëpërmjet zbatimit të arsyes, teknologjisë dhe etikës humaniste. Sipas Paul Kurtz, nga Akademia Ndërkombëtare e Humanizmit, ShBA,  humanizmi është botëkuptim etik, shkencor dhe filozofik që i ka rrënjët thellë te filozofët dhe poetët e Greqisë dhe Romës së lashtë, Kina konfuçiane dhe lëvizja Cervaka në Indinë klasike. Artistët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe mendimtarët humanistë i kanë dhënë trajtë epokës moderne për më shumë se pesëqind vjet.

Dy parime themelore të humanizmit, të formuluara në Deklaratën e Amsterdamit të vitit 2002, përveç të tjerave, janë:

Humanizmi është racional. Ai synon të përdorë shkencën në mënyrë kreative, jo në mënyrë shkatërrimtare. Humanistët besojnë se zgjidhjet për problemet e botës duhet t’i kërkojmë në mendimin dhe veprimin njerëzor, jo në ndërhyrjen hyjnore. Humanizmi përkrah zbatimin e metodave të shkencës dhe kërkimit të lirë për problemet e mirëqenies së njeriut. Por humanistët besojnë gjithashtu se zbatimi i shkencës dhe teknologjisë duhet të trajtësohet nga vlerat njerëzore. Shkenca na jep mjetet, por vlerat njerëzore duhet të vendosin për qëllimet. 

Humanizmi mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Humanizmi ka si qëllim zhvillimin e plotë të çdo njeriu. Ai mbron qëndrimin se demokracia dhe zhvillimi njerëzor janë çështje e së drejtës. Parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut mund të zbatohen në shumë marrëdhënie njerëzore dhe ato nuk janë të kufizuara vetëm për mënyrat e qeverisjes.

Këto parime janë edhe parime transhumaniste, mirëpo transhumanistët mendojnë se aspiratat e lashta të njeriut për pavdekësi dhe lumturi të qëndrueshme nuk mund të adresohen thjesht duke dhënë shpjegime antropologjike dhe psikologjike për burimin e religjioneve dhe duke ofruar si alternativë vetëm një jetë të shkurtër demokratike që përfundon me vdekje të përjetshme. Këtu qëndron edhe dallimi ndërmjet transhumanizmit dhe humanizmit tradicional. Derisa humanistët pjesën më të madhe të energjisë së tyre e përqendrojnë në luftimin e religjionit, transhumanistët ofrojnë një alternativë për religjionin. Për transhumanistët religjionet janë refleksion i aspiratave më të thella të njeriut për pavdekësi dhe lumturi të qëndrueshme, edhe pse të veshura me mite dhe besëtytni dhe ndoshta shumë prej tyre të krijuara nga njerëz me qëllime te dyshimta (ose me çrregullime mendore te përcjella me halucinacione). Në fakt, figurat e dyshimta pas religjioneve mund të kenë qenë të suksesshëm në manipulimin e masave pikërisht falë njohjes së mirë të këtyre dëshirave tona të thella për pavdekësi dhe lumturi fizike e intelektuale. Ndonëse demaskimi dhe demistifikimi i këtyre njerëzve është i rëndësishëm, transhumanistët nuk shohin asgjë irracionale në dëshirën tonë të lashtë për transhendencë, për një gjendje me te lartësuar ekzistenciale ku do te ishim zot i fatit tone. Ajo që është irracionale te religjionet është ideja se këto mund të arrihen vetëm me lutje, rituale dhe disa sakrifica morale. Transhumanistët ofrojnë një alternativë reale për sendërtimin e këtyre dëshirave: shkencën dhe teknologjinë. Edhe parajsa, për transhumanistët është vetëm çështje inxhinierie.

Transhumanistët besojnë se nëpërmjet zbatimit radikal të shkencës dhe teknologjisë për zgjidhjen e problemeve njerëzore mund të eliminojmë vuajtjen njerëzore përgjithmonë. Varfëria, uria, sëmundjet, plakja, inteligjenca e limituar, mund të bëhen pjesë e historisë sonë primitive nëse njerëzimi do t’i fokusonte energjitë fizike dhe intelektuale në kërkimet shkencore për krijimin e teknologjive të reja. Nacionalizmi dhe religjioni janë kontribuuesit kryesorë për ngadalësimin e përpjekjeve për ndërtimin e një bote të tillë. Ata që mendojnë se një e ardhme e tillë është fantastike dhe utopike, vetëm duhet të kujtojnë si do të tingëllonin për njeriun e shekullit të 19-të teknologjitë tona si interneti, bioinxhinieria dhe nanoteknologjia. Utopia nuk është diçka e paarritshme, por diçka që nuk ekziston sot.

Ndonëse transhumanistët janë teknoutopistë, historia ka treguar se teknologjia mund të keqpërdoret. Ç’është e vërteta, në vend se t’i bënin dobi njerëzimit, teknologjitë tona do të mund të shkaktonin asgjësimin e jetës në tokë. Prandaj transhumanistët janë fuqimisht për një mbikëqyrje dhe rregullim demokratik të teknologjive të reja. Duke përkrahur demokracinë dhe mendimin racional ne mund të krijojmë një ambient të sigurt për kërkime shkencore dhe për ndërtimin e teknologjive që do të jenë në dobi të gjithë njerëzimit, në dobi të një të ardhmeje kur vuajtja dhe vdekja do të mund të jenë vetëm kujtime nga e shkuara jonë primitive.  

Arlind Boshnjaku
Transhumanizmi


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Zoti nė tru – epilepsia e kores tėmthore tė trurit
   Ēka mėsojnė fėmijėt nė Arabinė Saudite?
   Transhumanizmi dhe religjioni
   Muaji i Ramazanit
   Islamizmi
   Raportet midis kishave katolike dhe ortodokse
   Funksionet e religjionit ne shoqeri
   Halloween - vakt lemerie


 
Kanė tė bėjnė..
· Transhumanizmi
· Kėrko tek lėnda: Fe


Shkrimi mė i lexuar mbi Fe:
Islamizmi


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 2.25
Votues: 4


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


"Transhumanizmi dhe religjioni" | Kyēu/Krijo llogari | 1 koment | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

Re: Transhumanizmi dhe religjioni (Nota: 1)
nga realitetiweb - E hėnė , 15 maj 2006
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) http://realiteti.bravehost.com
Transhumanizmi eshte nje religjion. Bazohet ne dogmen e evolucion, profet te rreme te saj e ka Darwin-in dhe e hyjnizon materien. Konsideron se kjo jete eshte nje lufte e secilit kunder secilit. Njeriun e konsideron nje lloj kafshe te pashpirt.



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.16 sekonda