Ne Shqiperi ne dy vitet e fundit ka marre nje perhapje galopante biznesi me parashikimet e ndeshjeve te futbollit, ose sic njihet basti sportiv. Te apasionuarit nuk rrine me te grupuar diku ne qender te kryeqytetit per te gjetur oferten me te mire per nje rezultat te pjesshem ose teresor, sic ndodhte nje dekade me pare, por gjerat kane ardhur duke u modernizuar.
Bastexhinjte rrine ulur ne lokale te fisme, ku ne tavolina ku ju serviren kafe dhe pije gjithefarelloj ju jepen falas dhe nje literature e bollshme informative, ne gjuhen shqipe, cka iu tregon te gjitha zhvillimet brenda dhe jashte fushave te futbollit, rreth shendetit te yjeve, merkatos se lojtareve, prapaskenave te presidenteve dhe menaxhereve te klubeve etj ., etj. te dhena te domosdoshme per te parashikuar sa me mire ndeshjet.
Madje gjate vitit te kaluara kane filluar aktivitet dhe disa agjensi te specializuara bastesh, te cilat operojne vetem nepermjet internetit, duke i krijuar mundesi bastexhiut ta marre dhe e jape oferten e tij ne menyre elektronike, dhe po keshtu behet dhe levizja e parave. Vetem ne qytetin e Tiranes sot numerohen te pakten 400 pika te basteve, te cilat jane filjale te kompanive vendase dhe te huaja, si EUROBET, EUROBEST, GLOBAST, PROBAST, EUROLLOTO, Basti Shqiptar etj. Ekspertet e ekonomise vleresojne se nisur nga numri i madh i frekuentuesve te ketyre lokaleve, ato jane shnderruar ne dy vitetet e fundit ne nje biznes shume fitimprures per menaxheret e tyre. Perllogaritet se cdo jave ne pikat e basteve ne Shqiperi qarkullojne mesatarisht 1.3 milion dollare, pa perfshire ketu pikat qe jane te palicensuara.
Bastexhinjte shqiptare preferojne me shume te vene para per rezultatet ne kampionatin italian, ate gjerman, spanjoll, anglez, portugez etj.
Burimi: Moda e basteve sportive ne Shqiperi/Arben Muka/DW
|