Ēėshtje shqiptare: Politikanė egoistė pengojnė zhvillimin e Shqipėrisė Nga Njė burim - E martė , 01 mars 2005
|
Doktor Franz-Lothar Altman, kreu i seksionit të Ballkanit në Institutin për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurisë në Berlin, thotë për Zërin e Amerikës se në parim strukturat demokratike funksionojnë në Shqipëri por rivaliteti mes Kryeministrit Fatos Nano dhe kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha paralizon politikën në vend, por se është shpresëdhënës angazhimi i një grupi të rinjsh në politikë.
“...politikanët duket se përfitojnë shumë, megjithëse jo të gjithë, por shumë përfitojnë nga posti i tyre politik, kjo dëmton imazhin e përgjithshëm të Shqipërisë si vend në synimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për të tërhequr investimet”, thotë gjithashtu ai. Përzierja e politikanëve me interesat e biznesit i bën institucionet evropiane të ngurrojnë në partneritetin me këta politikanë. Për këto arsye, thotë Altman, shoqëritë evropiane janë të shqetësuara nëse investime në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit bëhen në një mënyrë të qartë dhe transparente, apo nëse rryshfetet janë pjesë e jetës së përditshme, veçanërisht jetës së përditshme të biznesit.
Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë është një organizatë e pavarur studimesh që këshillon Bundestagun dhe qeverinë gjermane për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë. Altman është gjithashtu Drejtor i Bordit të Shoqatës Gjermane për Studime të Evropës Lindore.
Burimi: Një ekspert gjerman thotë se përplasjet mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës paralizojnë politikën në Shqipëri
|
|
| |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 4 Votues: 3
| |
|