Parku i Prespës, një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përvec bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash.
Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.
Pikërisht për këto arësye parku Prespa financohet prej shoqatës gjermane GTZ dhe është një nga projektet më të rëndësishme mjedisore të Evropës Juglindore. Për shkak të këtij investimi cdo vit e më shumë në të gjitha stinët e vitit është rritur numri i vizitorëve të huaj në parkun Prespa, ku më të privilegjuarit mbeten turistët gjermanë dhe ata austriakë.
Dy liqenet e Prespës lagin tri shtete; Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë. Prespa e vogël ka një sipërfaqe prej 47,4 km. katror dhe Prespa e madhe 259,4 km. katror. Popullsia e përgjitshme në zonën e tri shteteve që lagen nga këto liqene është rreth 24.000 banorë.
Lexo shkrimin e plotë tek Valët Gjermane
Përmblodhi: Alvin Ekmekçiu
|