Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:

Bioinxhinieri
[ Bioinxhinieri ]

·Bimė tė manipuluara gjenetikisht
·Lejohet klonimi pėr arsye shkencore
·Ndryshim gjenetik i mushkonjės pėr mposhtje tė malaries
·Kėrkesė pėr tė klonuar embrione njeriu nė Angli
·Bioetika dhe e ardhmja e njerėzimit
·Nanoteknologjia - revolucion i ri industrial
·Shkencėtarėt ''mėsojnė'' qelizat tė vetėveprojnė
·Qelizat zanafillėse mund tė ndėrtojnė organe tė reja

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 67 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Astronomi: Njerėz pėr nė Mars
Data e botimit: E martė , 10 shkurt 2004
Lėnda: Marsi
Sipas njoftimeve të mediave, amerikanët duan të çojnë njerëz në Mars. Kjo është një mënyrë për t'i larguar mendjen njerëzve nga vështirësitë e tjera. Zbritja në Hënë para rreth 30 vjetëve ishte një lojë e tillë politike.
Por studimet hulumtuese më të fundit tregojnë se një udhëtim i tillë për në hapësirë është akoma shumë i rrezikshëm për njerëzit.

Në gjallërimet kompjuterike, kolonizimi i Marsit duket jo i vështirë, por e vërteta duket më pak shpresëdhënëse. Kleçka e parë është rruga për në Mars. Deri tani ka pasur mbi 30 misione marsiane - prej të cilave vetëm 24 kanë mbërritur në Mars. Prej 16 përpjekjesh tokëzbritjeje vetëm 5 kanë shkuar mbarë. Kështu, një mision me njerëz për në Mars do të ishte me teknikën e sotme një hedhje e paparashikueshme.
Përveç kësaj, sistemet e mbajtjes së jetës së njerëzve në bord do të shoqëroheshin me një kosto trefish më të lartë. Por ajo që do të vinte në pikëpyetje kolonizimin e Marsit është fakti që stërmundimet që do t'u nënshtrohej trupi i njeriut në gjendjen e mungesës së peshës, do të lënin gjurmë në organizmin e tyre. Pas një qëndrimi disamujor në hapësirë trupi dobësohet së tepërmi dhe e merr veten shumë ngadalë.

Stërmundimet trupore

Stërmundimet trupore nisin që me lëshimin e raketës. Astronautët trysen në ndenjëset e tyre me një forcë rëndese të Tokës tre herë më të madhe.

Organi i balancimit (otoçisti) në veshin e brendshëm (Auris interna) nuk punon më si duhet me zhdukjen e rëndesës. Astronauti e ka të vështirë të orientohet në hapësirë. Gjithashtu vijnë edhe marramenthe dhe të përziera.

Kockat dhe muskujt nuk hyjnë aq shumë punë në gjendjen e mungesës së peshës sa hyjnë në Tokë sepse trupit nuk i duhet më të kacafytet me forcën e rëndesës për çdo lëvizje që bën. Për këtë arsye, në kozmos, masa muskulore zhbëhet së tepërmi brenda pak ditësh. Veç kësaj çlirohet nga kockat një sasi gjithnjë e më e madhe kalciumi, e cila largohet përmes gjakut. Si rrjedhim kockat bëhen poroze dhe të pakta. Për më tepër kalciumi i mbartur tutje sjell shpesh krijimin e gurëve në veshka.



Foto: DPA
Vëllimi i gjakut zvogëlohet me 10 përqind në kozmos brenda një kohe të shkurtër. Kur astronautët janë kthyer përsëri në fushën e rëndesës, atëherë mund t'u bien shpejt të fikët. Për shkak të dobësimit të muskujve dhe të gjasës së lartë për shkatërrim të sistemit të qarkullimit të gjakut astronautët rusë për shembull, si parim, mbarten në krah dhe lejohen të lëvizin përsëri vetë vetëm pas një përkujdesi mjekësor.



Astronaut duke u ushtruar. Foto: NASA
Që astronautët të mbërrinin në Mars shëndetplotë dhe të gatshëm për punë, do t'u duhej të stërviteshin me orë të tëra në ditë - një stërmundim tepër i madh. Dhe mjedisi i pazakonshëm i gjendjes së mungesës së peshës e çon trupin në vështirësi të tjera; sistemi imunitar dobësohet. Përveç kësaj, njëra prej andrallave më të mëdha të pazgjidhura është mbrojtja e astronautëve nga rrezatimi kozmik. Grimca kozmike me energji të lartë depërtojnë tërë kohës tërë trupin. Qelizat mund të ndryshojnë në atë mënyrë që rreziku për kancer të shumëfishohet.

Edhe ana psikike sjell andrallat e saja pas një qëndrimi të gjatë në kozmos.

Astronautët në shtretërit e tyre pranë njëri-tjetrit. Foto: RDF
Për dy deri tre vjet të tëra do t'u duhet një numri të madh astronautësh, pothuajse pa sferë private brenda anijesh të ngushta kozmike, rrugës për në Mars, të merren vesh me njëri-tjetrin. Dhe në raste sëmundjesh të rënda në bord, anijet kozmike nuk mund të ndërprejnë misionin para kohe dhe të kthehen në Tokë për shkak të rezervave të kufizuara të lëndës djegëse - frika ndaj kësaj do ta mbante ekuipazhin tërë kohës nën tension.

Nëse do të duhej pastaj të ngrihej një stacion në Mars ku njerëzit do të jetonin për një kohë të gjatë do të kërkohej një mirëmbajtje e përsosur e tij pasiqë që gabimi më i vogël do të çonte drejt rrethanash kanonëse për jetën. Një stacion i tillë i pavarur u vu në provë në Tokë në vitet ' 90-të.



Përgatiti : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja ZDF/Mars - das Finale/14.01.2004
Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
   Robotėt marsianė - akoma gjallė
   Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
   Njerėz pėr nė Mars
   Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
   SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
   Misteret marsiane nė pole
   Sonda 'Spirit', e misionit amerikan, zbret nė Mars


 
Kanė tė bėjnė..
· teknikën
· bord
· organizmi
· raketë
· trys
· forcë rëndese
· marramenth
· të përzier
· kacafytet
· kozmos
· muskul
· kocka
· kalcium
· gjak
· poroz
· Vëllimi
· astronaut
· të fikët
· sistemi imunitar
· andralla
· Qeliza
· kancer
· mision
· Mars
· planet
· Toka
· sondė
· atmosferė
· NASA
· Kėrko tek lėnda: Marsi


Shkrimi mė i lexuar mbi Marsi:
Vėrtetohet prania e ujit nė Mars


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 4.8
Votues: 10


Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

  Faqe e Stampueshme


Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


"Njerėz pėr nė Mars" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.20 sekonda