Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Marsi ]

·Marsi nė njė Tokė tė dytė ?
·Robotėt marsianė - akoma gjallė
·Vėrtetohet prania e ujit nė Mars
·Njerėz pėr nė Mars
·Dėshmi kanalesh tė mbuluara uji nė Mars
·SHBA don tė dėrgojė njerėz nė Mars nga viti 2020
·Misteret marsiane nė pole
·Sonda 'Spirit', e misionit amerikan, zbret nė Mars
·Misionet marsiane kanė dėshtuar mė sė shumti

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 96 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Shoqėri: Gėnjeshtarėt
Data e botimit: E hėnė , 06 nėntor 2000
Lėnda: Gėnjeshtrat
Të gjithë njerëzit gënjejnë. Mund të bëhet fjalë që prej gënjeshtrave të vogla mbi p.sh. një shfajsim për një ardhje me vonesë e deri tek gënjeshtra të mëdha mbi p.sh. pasjen e një jetë të dyfishtë apo kryerje tradhtie. Por njeriu gënjen edhe kur e mban të fshehtë diçka e nuk e thotë.

Sipas disa studimeve njeriu gënjen nga çdo katër deri në çdo tetë minuta. Rreth 5 përqind e popullsisë janë gënjeshtarë të dhuntuar: çfarë do të thotë se nuk mund ta kuptosh nëse ata gënjejnë apo jo. Kurse gënjeshtrat e 95 përqindshit që mbetet mund t´i zbulosh kur ke njohuritë përkatëse. Zotësia për të zbuluar gënjeshtrën qëndron në aftësinë për të lexuar të ashtuquajturën gjuhë trupore. Bo Sjöberg, psikolog dhe përgjegjës i institutit suedez NLP që mëson njerëzit për të lexuar gjuhën e trupit dhe zbuluar gënjeshtrat, thotë se një gënjeshtar është i mëdyshëm. Ajo që ai thotë me gojë nuk përputhet me atë që ai shpreh me trupin e tij.
P.sh. gjestet nuk përputhen me tempon e zërit ose fjalët nuk përputhen me zërin që nxjerr. Edhe shikimi mund ta tradhtojë gënjeshtarin. Nëse shikimi i dikujt është i ngurtë dhe i ngulitur ai mund të jetë duke gënjyer. Përveç të tjerash, një gënjeshtar ngul këmbë në atë që thotë. Zakonisht me gënjeshtër kuptohet ajo që njeriu me vetëdije e fsheh apo e shtrembëron për të bërë dikë të humbasë fillin.
Më së shumti hasen tre grupe të mëdha gënjeshtarësh. Grupi i atyre që të gënjyerin e kanë për dëfrim, të atyre që gënjejnë për të shmangur një konflikt dhe grupi i atyre që duan të fshehin diçka për të cilën u vjen turp ose prej të cilës nuk ndjehen mirë.
Ata që gënjejnë për tu dëfryer shtyhen nga e njëjta gjë që shtyn dikë që ka qejf të hidhet me parashutë. Gënjeshtra kthehet në një mënyrë për të sfiduar fatin dhe krijuar pak variacion në jetë. Gënjeshtra që të gjithë njerëzit i thonë janë p.sh. rasti si ai kur njeriu thotë se gjella është bërë shumë e mirë ndonëse mendon se nuk hahej dot. Apo kur i bën qejfin dikujt duke i thënë p.sh. shoqes se fustani i ri i shkon shumë bukur kur ndërkohë mendon se ajo ngjan sikur ka veshur një thes.
Në këto raste bëhet fjalë për tregim respekti ndaj tjetrit, për t´iu shmangur diçkaje apo për gënjeshtra të nevojshme. Ka edhe njerëz që përpiqen ta zbukurojnë të vërtetën dhe që besojnë me të vërtetë mbi atë që thonë. Këta quhen mytomanë.
Ata nuk e përjetojnë si gënjeshtër atë që thonë. Prandaj është e vështirë ta quash mytomanin me plot gojë gënjeshtar . Njerëzit mund të kenë plot shkaqe për të gënjyer. Bo Sjöberg thotë se Bill Clinton gënjeu mbi Monica Lewisky-n përpara popullit të tij pasi i vinte turp. Shikohej qartë shprehja e fytyrës së tij që herë tregonte inat e herë keqardhje.

Clinton duke gënjyer. Pamja e tij tregon herë inat e herë keqardhje
Sjöberg thotë se atyre që kanë poste të larta u duhet gjithnjë të ballafaqohen me fakte kundërshtuese prandaj duhet të mësojnë të gënjejnë në mënyrë më të përsosur duke thënë gjysëm të vërteta dhe fjalë të dykuptimta. Kështu mund të kuptoni që dikush gënjen:
  • Atij i del një zë jo i zakonshëm, bën shumë pak gjeste, shikimin e ka të ngujuar ndryshe nga zakonisht.
  • Nuk din si të vazhdojë më tutje, përsërit fjalët e thëna, merr frymë thellë pa pasur arsye përse. Flet shumë shpejt ose shumë ngadalë.
  • Shikimin e ka të ngurtësuar, ngulit shikimin në sytë e tu.
  • Thotë gjëra të gabuara, ndryshon përnjëherë temë.
  • Brenda një të njëzete të sekondës shfaq një ndjenjë tjetër nga ajo që ai don që ti të shohësh.

  • Përgatiti Alvin Ekmekçiu - Mbështetur në materialin e gazetës suedeze StockholmNews
    Vë re! Respekto punën tonë ! Mos përdor shkrimet e kësaj reviste pa lejen tonë dhe pa vënë në dukje se puna e kujt është !


    Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

       Njė metodė e re pėr tė zbuluar gėnjeshtrėn
       Gėnjeshtrat dhe zbuluesit e tyre
       Gėnjeshtarėt


     
    Kanė tė bėjnė..
    · Kėrko tek lėnda: Gėnjeshtrat


    Shkrimi mė i lexuar mbi Gėnjeshtrat:
    Njė metodė e re pėr tė zbuluar gėnjeshtrėn


    Vlerėso shkrimin
    Nota mesatare: 3.94
    Votues: 19


    Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

    I Shkėlqyeshėm
    Shumė i Mirė
    I Mirė
    I zakonshėm
    Pa vlerė


    Mundėsitė

      Faqe e Stampueshme


    Ky shkrim ka lidhje edhe me kėtė lėndė:


    "Gėnjeshtarėt" | Kyēu/Krijo llogari | 0 Komente
    Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

    Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim
    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.21 sekonda