Seksologji: Testosteroni - hormoni mashkullor Pėrgatiti dr. Lec Shiroka ditėn E martė , 04 dhjetor @ 21:13:38 CET
|
Eshte hormon seksual mashkullor. Pergjegjes per zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore.
Futet te hormonet androgene (mashkullore) nga greq. andras-burre, mashkull.
A ka testosteron tek femrat? Ka, prodhohet nga gjendrat adrenaline femerore, por funksioni i sakte nuk dihet.
Testosteroni ka 2 efekte madhore:
1 * Efekt Androgjen - rritja e qimeve trupore, trashja e zerit dhe rritja e zmadhimi i organeve gjenitale, pra stimulon dukshmerine e shenjave seksuale sekondare gjate pubertetit.
2 * Efekt Anabolik - rritja e mases muskulare dhe pershpejtimi i rritjes trupore.
Ka nje numer te madh derivatesh sintetike qe prodhojne ne shkalle te ndryshme efektet Androgjene e Anabolike te testosteronit.
Si imitues Androgjenike kemi Mesterolone, Testosterone.
Derivativet me efekt kryesisht anabolik njihen si steroide anabolike (p.sh.Nandrolone, Oxymetholone).
Keto perdoren per te trajtuar nje numer problemesh ne meshkuj e femra.
Pse i perdorim keto ?
Hormonet seksuale mashkullore zakonisht jepen per te "ndihmuar" zhvillimin seksual mashkullor kur ky hormon eshte deficient ne trup.
Kjo deficence (prodhim i ulur) mund te vije nga Teste abnormale ose prodhim inadekuat i Hormoneve Pituitare te cilat stimulojne Testet per te "leshuar" testosteronin.
Nganjehere ne trajtimin e djemve me pubertet te vonshem (nga problemet pituitare) shihet nje reduktim ne prodhimin e spermes.
Te femrat Testosteroni jepet per te trajtuar tipe te ndryshme kanceri te gjoksit a te mitres.
Testosteroni jepet me injeksion, kapsula ose ne forme "pelletes" (pellet-si sfere e vogel qe leshon ngadale barin qe ka brenda, si rruzulli a elipsi)
Mekanizmi i Veprimit.
Te marra ne doza te vogla si terapi zevendesuese kur prodhimi trupor, natural, eshte i ulet - ato veprojne njesoj si hormonet naturale.
Te nje adoleshent me pubertet te vonuar, trajtimi hormonal ka efekt Androgjen e Anabolik, nxit zhvillimin e shenjave seksuale dytesore per disa muaj e zhvillimi i plote seksual do te pakten 3-4 vjet.
Kur jepet te te rriturit efektet hasen per disa jave, pra shume shpejt.
Rreziqet e Kujdesi special.
Rreziku kryesor nga keto shihet kur jepen te te rinj me pubertet te vonuar dhe te grate me kancer te gjirit.
Te te rinjte, mund te ndaloje zhvillimin kockor duke mbyllur parakohe pjeset fundore te kockave te gjata (te ekstremiteteve). Mjeket mundohen ta evitojne kete duke e dhene hormonet zakonisht pasi rritja ka mbaruar.
Te grate, dozat e larta mund te sjellin maskulinizim, pershire ketu qime ne fytyre e trup dhe trashje zeri, rritje te klitorisit, ndryshime ne libido dhe akne.
ANABOLIKET STEROIDE.
Prodhohen ne menyre sintetike ne ate variant qe mimizojne (imitojne) efektin e hormonit natyral.
Ato rrisin masen muskulore e peshen trupore njekohesisht stimulojne rritjen trupore.
Mjeket, rrallė , japin Anabolike Steroide te shoqeruar me nje diete me perqindje te larte proteinash per te pershpejtuar sherimin pas nje semundje te rende apo pas nderhyrjeve madhore kirurgjikale.
Steroidet, gjithashtu, mund te ndihmojne ne rritjen e prodhimit te qelizave te gjakut ne disa lloj anemish dhe te ulin ndjenjen e kruarjes ne verdhesin kronik.
Steroidet Anabolike jane abuzuar gjeresisht nga atletet profesioniste, e amatoret "e pasionuar", sepe keto barna shpejtojne rikthimin e muskujve ne gjendje normale pas ushtrimeve me intensitet fizike.
Kjo i ben atletet qe ta rrisin rregjimin e tyre fizik e per pasoje rrisin kapacitetin muskular.
Problemet me to vihen re jo vetem ne sportistet a perdoruesit e seksit femeror.Demtimet jane pak a shume te njejta.
Pasojat.
Jane nga renia e flokeve e akne deri ne crregullime urinare.
Ulje fertiliteti e riprodhimi per te dy sekset.Arteret e perdoruesve forcohen. Rreziqet afatgjata perfshijne semundjet e melcise dhe disa tipe kanceresh.
Te jeni i qarte se "loja" me hormone eshte e rrezikshme. E ne i japim keto me "pikatore", kur ka nevoje e me monitorizim konstant e absolut.
Anaboliket steroide gjinden lehte, ne palestra, dyqane te lidhura me sportin e me mail order - vec pasojat e tyre jane teper te pakendshme -- pucrrat e renia e flokeve jane gjeja e fundit qe duhet t`ju shqetesoje.
Rubrika Pyet Mjekun
Pėrgatiti pėr Rruzullin
Dr. Lec Shiroka
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė !
|
|
| |
Kyēu | Anėtarėsohuni kėtu pėr tė lėnė komente pas shkrimeve apo mendime nė Kuvendin e revistės | |
Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 3.84 Votues: 13
| |
|