Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Hormone ]

·Gjėndra tiroidale drejton metabolizmin nė trup
·Mbitiroidizmi (tiroidet) - simptomat
·Hipofiza - gjendra e trurit
·Hormonet - themele rinie
·Testosteroni - hormoni mashkullor

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 68 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
Rruzull.net FAQ (Pyetjet e bėra mė shpesh)



Kategoria: Kryesore ->

Pyetje
·  Tė drejtat dhe kufizimet
·  Perdorimi i shkrimeve lejohet per keto raste:
·  Perdorimi i shkrimeve nuk lejohet per keto raste:
·  Mediat komerciale
·  Pėrse kėto kufizime

Pėrgjigje
·  Tė drejtat dhe kufizimet

Rruzull.net është një revistë edukative rrjeti dhe funksionon në bazë të:
 
- së drejtës së shfrytëzimit të materialit publik 
- së drejtës së përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, që lejon përdorimin e pjesshëm të materialit duke përmendur burimet (emrat dhe datat) si dhe përkthimet apo shqipërimet për përdorim për qëllime edukative (jokomerciale) dhe për t'ia shfaqur një publiku që përndryshe nuk ka mundësi të njihet me to në gjuhën e tij amtare
- së drejtës së përmbledhjes së disa materialeve apo një shkrimi
-
shkrime origjinale të mirëfillta shkencore.

Në rastin e përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, ajo që është fair use për Rruzullin mund të mos jetë e tillë është për atë që kopjon shkrimin e Rruzullit për qëllime komerciale. 

Në rastin  e përmbledhjes së disa materialeve apo të përmbledhjes së një materiali në atë mënyrë që fokusi të vihet mbi diçka tjetër në ndryshim nga fokusi i materialit parësor, është krijuar një material i ri nga ana ligjore të drejtat e plota të së cilit i përkasin Rruzullit. Në këtë mënyrë edhe mbi termat e Enciklopedisë së Rruzullit, meqënëse janë të thurura në bazë të shkrimeve të Rruzullit, mbështetur në një numër të shumtë burimesh dhe shmangen fokusi kryesor i burimit parësor, Rruzull.net gëzon të drejtat e plota të autorësisë së tekstit (jo figurave). 

Figurat dhe fotografitë që nuk janë nën zotërim publik, d.m.th. me të drejta të autorit të ruajtura, janë përdorur nga Rruzull.net nën fair use për qëllime edukative (jokomerciale), dhe nuk do të thotë se janë fair use për të tjerët që i kopjojnë këto nga Rruzulli.

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]

·  Perdorimi i shkrimeve lejohet per keto raste:

Shkrimet e revistës së rrjetit Rruzull.net si dhe termat e Enciklopedisë së Rruzullit lejohen të kopjohen në tërësi për përdorim privat (jofitimprurës) edukativ, p.sh. në kompjuterin tënd (por nuk lejohen të shpërndahen apo shiten përmes mediave).
 

Këto lejohen të kopjohen në tërësi dhe t'i shpërndahen së shumti 100 vetëve (jo vënia në një faqje interneti) për qëllim edukativ apo informativ (jo nga media komerciale), p.sh. lejohen të kopjohen nga një mësues për t'ua shpërndarë falas nxënësve të tij për qëllime mësimore.

Termat e Enciklopedisë së Rruzullit, mbi të cilat Rruzulli gëzon të drejta të plota të autorësisë,  lejohen të kopjohen në një numër të kufizuar. (Një projekt/faqe interneti me një drejtim të caktuar mund të përdorë ato terma nga Enciklopedia e Rruzullit, të cilat janë të karakterit të projektit në fjalë).
Duhet pasur parasysh se shpjegim i tyre ndryshon me shtimin e materialit të ri tek revista Rruzull.net.

Për të gjitha rastet e mësipërme shkrimet duhen shoqëruar gjithnjë me burimet e plota (emrat dhe datat) duke sqaruar se kujt i përkasin të drejtat e autorësisë (në mënyrë që të mos kopjohen më tej për qëllime komerciale).

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]

·  Perdorimi i shkrimeve nuk lejohet per keto raste:

Nuk lejohet përdorimi i shkrimeve të plota apo termave të Enciklopedisë të revistës së rrjetit Rruzull.net për qëllime komerciale (fitimprurëse) dhe kjo jo vetëm përse një pjesë e madhe e materialit të Rruzullit është fair use për Rruzullin por jo për mediat komerciale. Një rast i tillë është ai i përkthimeve për përdorim me qëllime mësimore, ndonëse të drejtat e përkthimit i mbesin Rruzullit, këtij nuk i përkasin të drejtat e vetë materialit, prandaj ky nuk lejohet të kopjohet për t'u botuar për qëllime komerciale pa marrë së pari lejen nga burimi parësor e pastaj nga Rruzulli.

Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë dhe për të mos i rënë vlera e eksluzivitetit të shkrimeve nuk lejohet as kopjimi i plotë i tyre për t'u botuar diku tjetër (qoftë internet, radiotransmetuar etj.) përveç rasteve të veçanta kur është arritur marrëveshje mbi këtë me Rruzull.net.

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]

·  Mediat komerciale

Përdorimi i materialit të Rruzullit jashtë kushteve të mëposhtme nga mediat komerciale, është shkelje e ligjit mbi të drejtat e autorit dhe konsiderohet si vjedhje e materialit. Ato media që kryejnë këtë nuk janë të denja të ruajnë rolin e tyre.

Mediat komerciale (gazetat, revistat, radiot etj.) mund të përdorin shkrimet e plota të revistës Rruzull, ato për të cilat Rruzull.net gëzon të drejtat e plota të autorësisë,  vetëm përkundrejt një pagese me marrëveshje. Bëhet fjalë për shkrimet origjinale të mirëfillta shkencore, shkrime të bazuara në burime të ndryshme dhe përmbledhje e një shkrimi me një fokus të ndryshëm nga fokusi themelor i shkrimit origjinal si dhe termat e Enciklopedisë së Rruzullit.

Për rastet e përkthimeve apo shqipërimeve që Rruzull.net i ka bërë nën fair use, mediat komerciale duhet më parë të kërkojnë lejen e burimit fillestar e pastaj të blejnë përkthimin e Rruzullit, mbi të cilin Rruzull.net gëzon të drejtat e plota të autorësisë.

Mediat mund të zgjedhin t'ia blejnë Rruzullit të drejtën e plotë të një shkrimi, për rastet kur Rruzulli e gëzon këtë të drejtë, (askush tjetër të mos ketë të drejtë ta përdorë) apo vetëm të drejtën për ta botuar shkrimin në fjalë në median e tyre (media të tjera mund të përdorin të njëjtin shkrim pas një marrëveshje me Rruzull.net)
Mediat komerciale mund të porosisin shkrime mbi tema të caktuara nga Rruzull.net përkundrejt një pagese me marrëveshje.

Rruzull.net përdor materiale kryesisht në gjuhët gjermane, suedeze, angleze, italiane.

Shkrimet e revistës Rruzull janë të një niveli të lartë, jo vetëm sepse zgjidhen burime të besueshme dhe material me brum por edhe në vetë gjuhën e pasur shqipe të përdorur në to.
Për këtë janë vlerësuar shumë edhe nga lexuesit e vizitorët e faqeve të revistës.

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]

·  Pėrse kėto kufizime

Kufizimet janë kryesisht të diktuara nga respektimi i të drejtave të autorit dhe nga ajo që kërkohet shumë punë, mund dhe kohë për të mbajtur revistën Rruzull.net në një nivel të lartë. Puna përmblidhet në:
- zgjedhjen e temave
- gjetjen e burimeve
- shqipërimin, hulumtimet në fjalorë, përmbledhjen
- punimin me figurat
- përgatitjen e kodeve html
- botimin e shkrimit në rrjet, kategorizimin
- shpjegimin e termave në Enciklopedinë e Rruzull.net, pasurimi e termave ekzistuese me të dhëna të reja.
 - pasurimin e fjalorëve të Rruzullit, si të atij Gjermanisht-Shqip, përshtatjen për modulin e fjalorit përmes kodifikimit dhe hedhjen në internet 
- mirëmbajtjen e faqeve; përshtatjen e ngjyrave, punimin me banner'a dhe logo, hedhjen e versioneve të reja të sistemit PHPNuke, rregullimin e funksioneve që nuk punojnë
- mirëmbajtje e Kuvendit të Rruzull.net; mbikëqyrjen e Kuvendit
- leximin e letrave të lexuesve dhe përgjigjen e tyre në rastet kur kërkohet.

Menjëfjalë, gjëja e parë që kërkojmë është respektimi i kësaj pune dhe të tjerët të mos përfitojnë me të padrejtë në kurrizin tonë duke kopjuar punën tonë dhe paraqitur si të veten.
Kopjimi i plotë i shkrimeve të revistës dhe vendosja e tyre në faqe të tjera të internetit do të humbte ekskluzivitetin e këtyre shkrimeve, pra puna jonë do të shkelej me këmbë.
Për të stimuluar punën tonë dhe çuarjen përpara të revistës, është vënë në veprim sistemi i shitjeve të shkrimeve, ato mbi të cilat Rruzull.net gëzon të drejtën e plotë të autorësisë.

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.15 sekonda