Pėrgjigje |
· Ku mund ta gjej revistėn Rruzull ? Rruzulli ėshtė revistė rrjeti dhe mund tė lexohet nė adresėn: www.rruzull.net, (jo mė rruzull.com).
Kjo revistė nuk botohet nė letėr. Revista ėshtė e llojit tė hapur pėr tė gjithė, ku njerėzit nuk kanė nevojė pėr tė paguar pėr tė lexuar shkrimet qe botohen tek ajo.
Po shikohen mundėsitė e botimit tė revistėt edhe nė letėr. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Kur ka filluar tė botohet revista Rruzull ? Revista Rruzull ka filluar tė botohet nė rrjet nė Mars tė vitit 2000.
Ka pasur njė periudhė mungese disamujore, nga Korriku 2002 pėr tu shfaqur pėrsėri nė Janar 2003. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Cili ėshtė qėllimi pas revistės Rruzull ? Rruzull.net ėshtė njė revistė interneti qė ka pėr qėllim tė njohė lexuesin shqiptar me disa nga dijet mė tė fundit tė fushave tė ndryshme.
Dijet sillen nė formėn e pėrfundimeve tė studimeve tė bėra, fakteve apo teorive.
Pasi e vėrteta nuk shfaqet asnjėherė nė formė tė prerė, mund tė qėllojė qė tek Rruzulli tė dalin dy shkrime kundėrvėnėse.
Nė fund i takon gjithnjė lexuesit qė tė gjykojė vetė. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Si funksionon Rruzull.net Rruzull.net është një revistë edukative rrjeti dhe funksionon në bazë të së drejtës së shfrytëzimit të përdorimit të materialit publik; përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, që lejon përdorimin e pjesshëm të materialit duke përmendur burimet (emrat dhe datat) si dhe përkthimet apo shqipërimet për përdorim për qëllime edukative (jokomerciale) dhe për t'ia shfaqur një publiku që përndryshe nuk ka mundësi të njihet me to në gjuhën e tij amtare; në përmbledhjen e disa materialeve apo një shkrimi dhe në shkrime origjinale të mirëfillta shkencore.
Në rastin e përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, ajo që është fair use për Rruzullin mund të mos jetë e tillë është për atë që kopjon shkrimin e Rruzullit për qëllime komerciale. Një rast i tillë është ai i përkthimeve për përdorim me qëllime mësimore, ndonëse të drejtat e përkthimit i mbesin Rruzullit, këtij nuk i përkasin të drejtat e vetë materialit, prandaj ky nuk lejohet të kopjohet për t'u botuar për qëllime komerciale pa marrë së pari lejen nga burimi parësor e pastaj nga Rruzulli.
Në rastin përmbledhjes së disa materialeve apo të përmbledhjes së një materiali në atë mënyrë që fokusi të vihet mbi diçka tjetër në ndryshim nga fokusi i materialit parësor, është krijuar një material i ri nga ana ligjore të drejtat e plota të së cilit i përkasin Rruzullit.
Figurat dhe fotografitë që nuk janë nën zotërim publik, apo kur autori ka tërhequr mbrapsht të drejtat e autorësisë, d.m.th. figurat me të drejta të autorit të ruajtura, janë përdorur nga Rruzull.net nën fair use për qëllime edukative, dhe nuk do të thotë se janë fair use për të tjerët që i kopjojnë këto nga Rruzulli. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Si mund tė kontaktoj Rruzull.net ? Njė nga mėnyrat e kontaktit me Rruzull.net ėshtė pėrmes lėnies sė Pėrshtypjeve (nėn Njėsitė nė tė majtė tė faqes). Aty mund tė lexoni edhe pėrgjigjen tonė ndaj ndonjė pyetje apo vėrejtje tuajėn.
Nė rast se kėrkoni njė komunikim jo publik mund tė pėrdorni formėn 'Na shkruani' e vendosur po nė tė njėjtin bllok. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· A duhet tė besoj nė atė qė shkruhet tek Rruzulli ? Njeriu nuk duhet asnjėherė tė besojė kryekėput nė atė qė lexon nė media, qoftė tė jenė kėto me famė botėrore.
Mediat tregojnė gjithnjė kėndvėshtrimin e tyre tė njė problemi.
Rruzull.net ėshtė njė revistė qė sjell faktet dhe teoritė mė tė fundit nga fushat e dijes, mbėshtetur nė medie tė tjera relativisht tė besueshme.
E vėrteta e plotė ėshtė gjithnjė e vėshtirė tė zbulohet por njeriu i afrohet asaj gjithnjė e mė tepėr me anė tė fakteve dhe teorive bindėse. Qasja drejt sė vėrtetės mund tė bėhet nga kėndvėshtrime tė ndryshme, ndonjėherė edhe kundėrvėnėse.
Pikėrisht revista Rruzull pėrpiqet tė sjellė qasje tė ndryshme drejt kėsaj tė vėrtete.
Lexuesi duhet tė gjykojė gjithnjė vetė. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· A janė tė vėrteta kėto qė lexoj tek revista Rruzull ? Shkrimet qė botohen tek revista Rruzull janė tė mbėshtetura nė studime te verteta qė botohen nė medie tė huaja tė mirėnjohura.
Nėse duhet besuar nė to apo jo lexo nėn pyetjen tjetėr: A duhet tė besoj nė atė qė shkruhet tek revista Rruzull ? [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Kush mund tė shkruajė tek revista Rruzull ? Kushdo qė mund tė pėrgatisė njė shkrim nė pėrputhje me karakterin e revistės Rruzull.net dhe qė vullnetarisht don ta ndajė atė me lexuesit e Rruzullit duke e dėrguar pėr botim nė internet tek kjo revistė. Shkrimi duhet tė jetė sa mė i kuptueshėm nė shqip duke iu pėrmbajtur burimeve tė tij, tė cilat duhet tė jenė tė besueshme dhe duhen pėrmendur.
Edhe pėrmbledhjet e shkrimeve tė mediave shqiptare, qė i pėrputhen karakterit tė revistės Rruzull (p.sh. qė kanė tė bėjnė me arkeologji, histori, gjuhėsi etj) janė tė mirėpritura. (Kujdes: Jo kopjimi i shkrimit nė tėrėsi, por pėrmbledhja e tij).
Tė drejtat e shkrimit i njihen dhe i mbesin atij qė e ka pėrgatitur, i cili nga ana e tij, nė cilėndo pikė kohore mund tė zgjedhė t'i heqė shkrimet e veta nga Rruzull.net.
[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Kush merret me kėtė revistė ? Revista është ide dhe nismë e Alvin Ekmekçiut dhe botohet në rrjet, mirëmbahet dhe redaktohet po nga ky. Mirëpo janë të shumtë ata që kanë marrë pjesë aktive në ngritjen, mirëmbajtjen, funksionimin dhe pasurimin e revistës.
Kështu për rubrikën Pyet Mjekun kanë qenë përgjegjës mjekët Lec Shiroka dhe Dritan Poçi.
Shkrime për revistën kanë përgatitur gjatë historisë së saj përveç Alvin Ekmekçiut edhe mjeku kirurg Lec Shiroka, mjeku kardiolog dr. Dritan Poçi, inxh. Saimir Lolja, Irma Raçi, Xhavit Muslija, Eridjan Leskaj, Arben Faber, Imelda Ekmekçiu, inxh. Parid Alimhillaj, Erjus Mezini, Marion Gajda, Albinot Maloku, Brunilda Noka, Ukshin Zajmi.
Me ndërtimin e paraqitjes së revistës përveç Alvin Ekmekçiut gjatë historisë së revistës kanë punuar apo ndimuar edhe Laurent Dhima i Alblinux.net dhe Gjergj Dollani.
Revista mbështetet nga Shqipëria.com.
Banner'i i ri i revistës është punuar nga Alvin Ekmekçiu. Banner'i i mëparshëm ka qenë punuar nga Femi Hasani i Vision.to, dhe modifikuar më pas nga Alvin Ekmekçiu. Nuk duhen lënë pa u përmendur këtu të gjithë anëtarët që përmes opcioneve të ndryshme marrin pjesë aktive në këtë revistën Rruzull. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Ku strehohet revista Rruzull ? Revista Rruzull strehohet nėn Shqiperia.com.
[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Cilėt janė mjekėt qė japin kėshilla nė rubrikėn Pyet Mjekun ? Për rubrikën Pyet Mjekun janë përgjegjës mjeku kardiolog z.Dritan Poçi dhe mjeku kirurg z.Lec Shiroka. Fatkeqësisht kjo rubrikë është pezulluar për shkak të pamundësisë së mjekëve për të gjetur kohë të lirë për t'iu përgjigjur pyetjeve të shumta të lexuesve dhe për shkak të abuzimeve. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Pse emrin Rruzull ? Rruzull - ėshtė fjala shqip pėr njė trup tė rrumbullakėt gjeometrik qė ėshtė nė lėvizje.
Njė trup i tillė ėshtė Toka, por edhe Dielli apo planetet, apo yjet. Njė trup i tillė ėshtė edhe atomi.
Lėvizja ėshtė ajo qė sjell tė renė por edhe bėn tė mundur qenien e jetės.
Emri Rruzull mishėron, jetėn, tė renė, lėvizjen...
Revista nuk ėshtė vetė rruzulli, dhe gjithēka qė kuptohet me kėtė emėr, por ajo ėshtė njė pasqyrė e vogėl e asaj qė ndodh nė kėtė rruzull. Kėshtu emri i revistės nuk ėshtė 'Rruzulli' por 'Rruzull'(.net). [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
· Ku tė gjej njė banner tė revistės Rruzull ? Këtë banner të revistës Rruzull të punuar nga Alvin Ekmekçiu mund ta shkarkosh prej këtu: http://www.rruzull.net/themes/Sand_Journey/images/rruzull.jpg [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|