robot
[angl. robot < sllav. çek. robot = punë e detyruar, sipas titullit anglisht "Rossum's Universal Robots" (Robotët e gjithanshëm të Rossum'it) të dramës socialutopike të dalë më 1920-tën të shkrimtarit çek K. Capek (1890-1938)]
tekn. Automat (i riprodhuar sipas kallupit njerëzor) me gjymtyrë të lëvizshme, që kryen veprimtari të caktuara mekanike; njeri makineri.
Profesori i kibernetikës, hulumtuesi i robotëve, Kevin Warwick (lex. Kevin Uorvik), se rreth viteve 2025-2035 robotët do të jenë më inteligjentë se njeriu. Dhe që ato si në një trillim shkencor do të pushtojnë botën. Meqenëse në atë kohë ata do të jenë më inteligjentë se ne, do t'i bëjnë vetes pyetjen: pse t'i bindemi njeriut, kur e dimë vetë më mirë. Njerëzit do të jenë vetëm një nënlloj në një botë të mbizotëruar nga robotët. Mirëpo epërsia e robotëve do të ketë në të ardhmen kufizimet e saj të natyrshme, si për shembull rasti kur energjia nga akumulatori do të jetë thjeshtë zbrazur.
Shih: Kevin Warwick - kiborgu i parë në botë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (363 herė lexuar) |