cifėl kompjuterike
angl. chip
Pajisje elektronike e përbërë nga kristale të vegjël silikoni gjysëmpërcjellës të fabrikuar për të kryer një sërë funksionesh elektrike në një qark të integruar.
Teknologjia e quajtur mbi-fillesë (hyper-threading), bën një cifël të vetme kompjuterike të veprojë si të ishin dy duke lejuar procesorin të kryejë disa veprime të ndryshme në të njëjtën kohë. Teknologjia e njohur si tubacionim (pipelining), ndan detyrat e ciflës në llokma të vogla, ndërsa teknologjia shumëdetyrashe (multitasking), ndan kohën që një cifël i përkushton çdo detyre.
Shih: Nanoteknologjia - revolucion i ri industrialCifël 'e dyfishtë' që premton kompjutera më të shpejtë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (345 herė lexuar) |