antibiotik
[nga greq. biotikós = që duhet për jetesë]
mjek. Një lëndë kimike me prejardhje prej një myku apo bakteri që mbyt mikroorganizmat dhe shëron infeksionet.
Bakteret kanë përqak tyre një mur mbrojtës ndaj sulmeve. Penicilina dhe disa antibiotikë të tjerë vrasin bakteret përmes pengimit të bakterieve për të ndërtuar këtë mur. Pastaj ka edhe një grup tjetër të madh antibiotikësh që veprojnë duke u shkatërruar procesin e metabolizmit (shkëmbimit të lëndëve), dhe të tjera që shkatërrojnë DNA-në e bakterit. P.sh. tetraciklina saboton prodhimin e proteinave nga bakteri. Poashtu si njerëzit edhe bakteret kanë nevojë për proteinat e tyre që të rriten dhe të ndjehen mirë.
Kur një njeri i infektuar me baktere merr antibiotik atëherë pjesa më e madhe e baktereve nuk do të rriten më ose do të vdesin. Por llojet rezistente të kësaj bakterie mbeten të paprekura. Ato shtohen si gjithnjë duke u ndarë me përshpejtim. Në këtë mënyrë bakteret rezistente fillojnë të mbizotërojnë. Ato përhapen dhe brenda një kohe të shkurtër pjesa më e madhe e llojeve të baktereve zëvendësohen me këtë lloj.
Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.
Qëndrueshmëria e bakterit ndaj antibiotikut mund të ketë të bëjë me disa cilësi të tij si ajo e mbështjellëses së jashtme të saj që nuk e lejon antibiotikun të përçohet brenda, ose me atë që bakteri heq qafe atë molekulë të cilën antibiotiku ka për shënjestër. Mund të ndodhë edhe që bakteri prodhon lëndë të cilat shkatërrojnë antibiotikun ose bakteri gjen rrugë të tjera për të prodhuar lëndët jetësore të saja. Sa më tepër antibiotik të përdoret aq më të qëndrueshme bëhen bakteriet. Prandaj është e rëndësishme që njeriu ti kthehet antibiotikut vetëm kur me të vërtetë e ka të nevojshme dhe vetëm kur sëmundja ka të bëjë me bakteret. Në rastet e zakonshme të infektimeve si ç´është ftohja shkaktari është virusi. Antibiotiku nuk mund t'i bëjë asgjë virusit kështu që është krejt e panevojshme të përdoret.
Sot ka bakterie të qëndrueshme ndaj çdo lloji antibiotiku që njohim. Antiobiotikët e rinj që dalin në shitje nuk janë krejt të rinj të parë nga këndvështrimi i bakteres. Ato antibiotikë që kanë dalur në shitje këto 30 vjetët e fundit kanë qenë vetëm përmirësime të përgatesave të mëparshme dhe jo krejt të reja.
Ndër sëmundjet që mund të kurohen me antibiotik është infektimi nga borrelia.
Shih: Lufta e padukshmeBarna kundër dhimbjeveLëngjet krijohen dhe përvetësohen në zorrën e hollë
[ Kthehu mbrapa ]
Enciklopedi shqip e Rruzull.net Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (945 herė lexuar) |