Kėrko     

 Bėhu anėtarTreguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Nė brendėsi tė Rruzull.net:


[ Gjithėsia ]

·Ēfarė kishte vallė pėrpara lindjes sė Gjithėsisė?
·Teleskopi Hubble (Habėll)
·Materia e errėt nė Gjithėsi
·Suksese dhe plane tė ESA's pėr hapėsirėn kozmike
·Nė zbulim tė rrezeve gama
·Gjithėsia e egėr
·Krijimi i planeteve
·Teleskopi orbital Hubble do tė rregullohet
·Njė kapsulė e Genesis shembet nė tokė

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutikė
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Krijimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Spiunazh
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Terrorizmi
Natyra
 Krijimi i jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dėrgo njė shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lėndėt
 Kuvendi
 Pyetėsorė
 Top 10
 Kėrko
· Lidhje
· Kėndi Yt
 Pėrshtypjet
 Na shkruaj
 Numėruesi

Kush ėshtė brenda?!
Tani janė, 106 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


Voto pėr Rruzull.net




  
tru


Ajo pjesë e sistemit nervor qëndror që përfshin të gjitha qendrat më të larta nervore; që ndodhet brenda kafkës; e lidhur me shtyllën kurrizore. Njihet ndryshe në mjekësi me emrin Encephalon.

Shkencëtarët besojnë se një kafshë e ngjashme me krimbin petashuq ishte krijesa e parë që zhvilloi një kokë, tru, ndjesi të çiftëzuara dhe një bisht, i pari që lëvizi përpara dhe kështu i pari që gjuajti për ushqim dhe për partner.

Truri fillon të marrë formë 6 javë pas mbarsjes por plasticiteti e shoqëron atë përgjatë tërë jetës së njeriut. Ai ndryshon gjithashtu përgjatë përvojës që fitohet.

Shikimi dhe kujtesa

Trurit i vjen tërë kohës një lumë me pamje në formë shtysash elektrike. Pamjet analizohen në qendrën e përpunimit të pamjeve në tru. Të dhënat e parëndësishme përzgjidhen tutje, dhe vetëm ajo pakicë pamjesh thelbësore që janë të rëndësishme për rrethanën futen në vetëdijen tonë. Po të ishin ruajtur të gjitha pamjet do të hante shumë punë llogaritëse. Mendohet se ajo pjesë e trurit që quhet Hippocampus vendos se çfarë duhet ruajtur në kujtesë. Mendohet se kujtesa e një çasti ruhet e ndarë në pjesë në disa vende të trurit. Një vend ruan ngjyrën, një tjetër formën, dhe një tjetër figurën. Në vendin ku është ruajtur ngjyra e një sendi, ruhen edhe ato fragmente të kujtesës që kanë të njëjtën ngjyrë dhe është më e lehtë ti sjellësh ndërmend kur kujton ngjyrën në fjalë.

Ndjenjat

Sot e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri - edhe rënia në dashuri. Veprimtaria në tru kontrollohet përmes qelizave nervore. Në këtë mes, të dhënat mbarten përmes pejzave nervorë në formën e sinjaleve elektrike. Në fund të një pejze nervore çlirohen përmes një ngacmimi të caktuar neuropërcjellës të veçantë të cilët hedhin urë mbi boshllëkun e ngushtë për tek pejza tjetër nervore duke përcjellur të dhënat. Një nga neuropërcjellësit më të rëndësishëm në tru, hormoni dopaminë, prodhohet në sasi të mëdha kur ne kemi rënë në dashuri. Ky shkakton p.sh. ndjenjën e euforisë dhe uljen e oreksit. Ndërsa një hormon tjetër, një aminë, ka lidhje me të rënët në dashuri. Veprimi i saj shkakton trallisje dhe na ngre ne në një farë marramenth lumturie. Një gjendje ngazëllimi, në të cilën cilësitë e këqija të njeriut që duam, thjesht i shpërfillim. Truri i njeriut ka një rrjet natyror vëzhgimi dhe ballance që kontrollon ndjenjat negative mekanizmi thelbësor i të cilit gjendet në sipërfaqen ballore të tij. Shkëputjet që mund të ndodhin në këtë rrjet të trurit rrisin rrezikshmërinë për pasjen e sjelljeve të dhunshme. Dëmtimet e trurit në fazën paralindjes janë më të shpeshta ndër djem. Shumë vrasës kanë një veprimtari jashtëzakonisht të vogël në lobet e përparshme të trurit.

Dhimbja

Dhimbjet përcillen si shtysa elektrike përmes fibrave nervore për në një vend bisekstil të palcës së kurrizit i cili është neuroni i pasbrijës. Prej këndej shtysa arrin trurin e madh. Dhimbja, vetëm pasi ka mbërritur këtu, arrin të ndjehet. Në rastet e zakonshme (jo patologjike) të dhimbjes së kokës, shkaku kryesor është pakësimi i nivelit të oksigjenit dhe glukozës (sheqerit) në gjakun që furnizon trurin.

Ushqimi

Për marrjen e ushqimit njeriu kontrollohet apo nxitet nga sinjalet e trurit dhe vetëm në disa raste, marrja e ushqimit kontrollohet nga dëshira e personit. Hormoni leptinë, i cili prodhohet nga dhjami, merr e jep me trurin duke i bërë të ditur se në çfarë gjendje ndodhen nivelet e energjisë trupore. Ky hormon e njofton trurin kur trupi ka nevojë për ushqim dhe kur është ngrënë më tepër se ç´duhet. Qelizat e trurit marrin e japin njëra-tjetrës një det me molekula (neuropërcjellës) të ardhura nga aminoacidet, pra proteinat. Falë këtij veprimi të kryer nga një sasi tepër e madhe neuronesh (qelizat e sistemit nervor), të dhënat përhapen në rajone të ndryshme të trurit duke i dhënë atij mundësinë të kryejë funksione të ndryshme si rregullimin e urisë.

Kohëndjesia

Kohëndjesia ka të bëjë me përpunimin e të dhënave në trurin tonë. Shqisat i dërgojnë trurit tërë kohës të dhëna mbi botën përjashtë. Një pjesë e tyre vijnë aty përnjëherë, një pjesë, të zhvendosura në kohë. Trurit i duhet të përpunojë këtë mori të dhënash dhe pastaj t'i rendisë këto sipas rrjedhës kohore përpara se të hyjnë në vetëdijen tonë. Sepse perceptimi njerëzor ka nevojë për një kornizë kohore, në mënyrë që të radhisë ngjarjet. Koha copëtohet në trurin tonë në njësi të vogla. Brenda këtyre njësive koha nuk ekziston, çdo gjë duket të ndodhë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë truri ia del mbanë të bashkërendojë ndjesitë e ndryshme në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën. Dhe ne na duket sikur po e përjetojmë gjithçka në të njëjtën kohë.

Inteligjenca

Deri vonë dijetarët e kishin pranuar si të vërtetë se inteligjenca e paraardhësve tanë, e matshme përmes veprave te artit dhe veglave të punës, ishte e lidhur me vëllimin e trurit. Por Homo floresiensis që kishte një mini-tru ishte prapëseprapë një gjuetar dhe zejtar i zoti dhe ndoshta kishte edhe një farë gjuhe. Ndoshta ishte ndonjë pajim i veçantë neurologjik ajo që i bënte këta xhuxhë truvegjël, zejtarë të zotë. Pandehet se mos zhvillimi i strukturave të trurit që kanë të bëjnë me të folurën filloi përpara se stërgjyshërit e njerëzve dhe të majmunëve të ndaheshin nga njeri-tjetri. Ajo pjesë e trurit që njihet si hapësira 44 e Brodmann-it është vendimtare për të bërë të mundur nxjerrjen e fjalëve dhe është më e gjërë në hemisferën e majtë të trurit se në të djathtën.
Vetëm në trurin e femrës ka lidhje nervore midis qendrave të ndjenjave dhe të folurës. Prandaj është e vështirë për meshkujt të shprehin ndjenjat e tyre. Gjithashtu gratë kanë një lidhje më të mirë ndërmjet dy hemisferave të trurit, gjë që i bën ato më të afta të angazhohen njëkohësisht në detyra të ndryshme.

Gjumi

Në eksperimentet e fundit të bëra me njerëz është vërejtur se ato pjesë të trurit që kanë qenë në veprim gjatë ditës janë në veprim edhe gjatë natës. Edhe kur trupi pushon pjesa qëndrore e trurit vazhdon të punojë pa ndërprerje ndonëse edhe pjesa ballore e trurit, ajo që ka të bëjë me vetëdijen, shkëputet. Ndonëse ne nuk e kuptojmë, truri ynë gjatë natës vazhdon të punojë për sqarimin e çështjeve që na dalin gjatë ditës. Gërhitja ul aftësinë për t'u përqendruar dhe shkallën e inteligjencës. Shkaku: truri merr shumë pak oksigjen.

Besimi fetar

Rrjeti i trurit, detyrat që u janë dhënë neuroneve si dhe mënyra e tyre e lidhjes përbëjnë një mjedis të përsosur për të lejuar "ndjesi fetare". Lind pyetja se kush ka qenë ky programues që e ka programuar trurin në këtë mënyrë.

Një ndryshim patologjik i veprimtarisë së trurit të bën më të ndjeshëm ndaj fesë.
Epilepsia e kores tëmthore të trurit jep një efekt të pazakonshëm anësor. Tek disa pacientë ajo shkreh halucinacione fetare duke i bërë njerëzit të mendojnë p.sh. se kanë vdekur apo kanë sjellë në jetë Krishtin. Edhe fanepsja e profetëve dhe apostujve mund të ketë qenë shkrehur nga kjo sëmundje. Mos vallë Pali (Paulus) dhe Musai (Moses) vuanin nga epilepsia e lobit tëmthor ?
Kjo i bën dijetarët të mendojnë se mos Zoti ndoshta është vetëm një shpikje e trurit tonë.

Kundërveprime

Stresi mund të përshkruhet si kundërveprim i i trurit dhe i pjesës tjetër të trupit ndaj atyre kërkesave, sfidave dhe ngarkesave të cilave i nënshtrohemi në rrethana të ndryshme të jetës.

Xhuxhizmi

Që xhuxhizmi ishullor mund të ishte i mundur edhe tek njerëzit dhe për më tepër zvogëlonte edhe trurin, si në rastin e Homo floresiens'is, nuk e kishin çuar kurrë ndër mend shkencëtarët.

Shih:
  • Lënda: Truri
  • Formimi i jetës: Gjuetari i parë
  • Gjëza e kohës
  • Zoti në tru – epilepsia e kores tëmthore të trurit
  • Majmunët mund të flisnin, ndonëse nuk ia kanë arritur
  • Deshifrohet masa e trashëgimisë së njeriut
  • Pse na dhemb koka ?
  • Dukuria e mbipeshës tek njeriu
  • Edhe dhjami është organ
  • Sa të zgjuar janë delfinët ?
  • Akupunktura
  • E drejta për një jetë njerëzore
  • Mashkulli i gjorë
  • Njerëzit mësojnë në gjumë
  • E meta e meshkujve në të shprehur
  • Dallimi mes gjinive
  • Ne vdesim tërë kohës
  • Burrat orientohen më mirë se gratë
  • Gërhitja - kur nata kthehet në makth
  • Stresi dhe thyerja psiqike e fizike
  • Prejardhja e Homo floresiensis'it dhe xhuxhizmi
  • Homo florensiensis përballë Homo sapiens





  • [ Kthehu mbrapa ]

    Enciklopedi shqip e Rruzull.net

    Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (2172 herė lexuar)

    Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t'u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
    Mund t'i shkruani Rruzull.net këtu.
    Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
    PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
    Faqe e nxjerrė nė: 0.14 sekonda