Në zorrë ndodhen baktere që mbrojnë ndaj infeksioneve të rrezikshme. Nëse flora bakteriale çrregullohet, p.sh. nëse njeriu merr antibiotikë, bakteret që bëjnë që njeriut t'i sëmuret barku shtohen në numër dhe shkaktojnë shqetësime.
Bakteriet mund të na zhvillojnë gjithashtu infeksione kur t´u teket atyre. Shkencëtarët dalin gjithnjë me ilaçe të reja që do të mbrojnë njeriun nga infeksionet. Por bakteret zhvillohen dhe i përshtaten mjedisit të ri.
Forca e qëndrueshmërisë së baktereve vjen në fillim ngaqë në masën e trashëgimisë DNA ndodhin ndryshime dhe mutacione të cilat ndonjëherë sjellin përparësi për bakteret. Kur një njeri i infektuar me bakterie merr antibiotikë atëherë pjesa më e madhe e baktereve nuk do të rriten më ose do të vdesin. Por llojet rezistente të kësaj baktere mbeten të paprekura. Ato shtohen si gjithnjë duke u ndarë me përshpejtim. Në këtë mënyrë bakteret rezistente fillojnë të mbizotërojnë. Ato përhapen dhe brenda një kohe të shkurtër pjesa më e madhe e llojeve të baktereve zëvendësohen me këtë lloj. Bakteriet kanë përqak tyre një mur mbrojtës ndaj sulmeve. Penicilina dhe disa antibiotikë të tjera vrasin bakteriet përmes pengimit të bakterieve për të ndërtuar këtë mur. Pastaj ka edhe një grup tjetër të madh antibiotikësh që veprojnë duke u shkatërruar procesin e metabolizmit (shkëmbimit të lëndëve), dhe të tjera që shkatërrojnë DNA-në e bakteries. P.sh. tetraciklina saboton prodhimin e proteinave nga bakteri. Poashtu si njerëzit edhe bakteriet kanë nevojë për proteinat e tyre që të rriten dhe të ndjehen mirë.
Qëndrueshmëria e bakteriens ndaj antibiotikës mund të ketë të bëjë me disa cilësi të saja si ajo të mbështjellëses së jashtme të saj që nuk e lejon antibiotikën të përçohet brenda, ose me atë që bakteria heq qafe atë molekulë të cilën antibiotika ka për shënjestër. Mund të ndodhë edhe që bakteria prodhon lëndë të cilat shkatërrojnë antibiotikën ose bakteria gjen rrugë të tjera për të prodhuar lëndët jetësore të saja. Sot ka bakterie të qëndrueshme ndaj çdo lloji antibiotike që njohim Ata që heqin më keq nga bakteriet rezistente janë para të gjithëve ata të cilëve u është dobësuar mbrojtja imunitare për shkak të sëmundjeve të tjera. Njerëzit e shëndoshë mund të mbartin me vete baktere rezistente dhe t'ua ngjisin të tjerëve pa u infektuar vetë.
Mjalti vepron kundër baktereve.
Në një centimetër katror lëkurë bujtojnë deri në një milion bakterie. Në gojën e njeriut gjenden 500 lloje të ndryshme bakteriesh.
Ka baktere që sa më tepër i nënshtrohen
rrezatimit agresiv ultravjollcë aq më tepër prodhojnë
koenzimën Q e cila kap radikalet e lira. Radikalet e lira, një rrezik për vargjet e DNA'së, shpërbëhen aq shpejt, sa më tepër goditen bakteret.
HelikobakteretHelikobakteriet përmbajnë një lëndë që quhet BabA dhe që u mundëson atyre ngjitjen pas membranës mukozore të stomakut të njeriut. Nga këto pozicione këto baktere nisin një proces malcimi i cili në formën më të lehtë jep pezmatim të cipës së brendshme të stomakut, në raste më të rënda ulçer dhe mbas një kohe të gjatë mund t'i japë shtysë tumoreve në stomak.
Borrelia
Borrelia është e përhapur përbrenda pjesëve të mëdha të hemisferës së veriut. Ajo mund të përhapet tek njerëzit përmes këpushave. Këpushat kanë nevojë për gjak për t'u zhvilluar, dhe gjakun ato e marrin duke u ngjitur pas zogjve dhe gjitarëve. Përmes gjakut këpushat infektohen me lëndë të ndryshme ngjitëse dhe i përcjellin këto më tej.
Në përgjithësi zgjat të paktën një ditë që nga koha kur këpusha është ngjitur në lëkurë deri kur transmetohen bakteret e borrelias. Prandaj mund të zvogëlohet rreziku për të marrë sëmundjen nëse hiqet shpejt këpusha.
Shih:
Copyright © by Rruzull.net. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara © nga Rruzull.net - (1468 herė lexuar)