Jetën në Tokë duhet t´ia dimë për nder një rastësie fatlume: gazi dyoksid karboni gjendet në pikërisht nivelin e duhur për të na mundësuar ne një atmosferë mbrojtëse me temperatura miqësore për jetën. Si mbartës i hidrogjenit, gurit themelor më të rëndësishëm të tërë jetës, ai merr pjesë në të gjitha ciklet biologjike.
Sistemi ynë diellor u formua para rreth 4,5 miliardë vjetësh, dhe me të edhe Toka. Që jeta të zhvillohej në formën e sotme duhet të ia dimë për nder një sërë rastësish fatlume.
Para rreth 220 milionë vjetësh Evropa gjendet larg nga brigjet e oqeanit të vetëm të atëhershëm. Asnjë re nuk depërton deri në qendër të saj. Nën diellin përvëlues thahen pyjet tropikalë. Evropa kthehet në shkretëtirë. 90 përqind e të gjithë llojeve në mbarë botën vdesin. Edhe Evropa Lindore gjendet në duna rëre të ngurtësuara. Ato janë dëshmitarë të kësaj rëre në Epokën Permiane. Është pak e vështirë të parafytyrosh që zonat e sotme të dimrit të ashpër rus dikur ishin shkretëtira.
Një burim shkruan "Forma e vërtetë e tokes nuk eshte e rrumbullaket. Ajo eshte e shtypur ne pole dhe kurrizore ne ekuator. Forma e tille e tokes eshte elipsoide. Ajo eshte elipsoide e valezuar dhe ne gjeografi quhet gjeoid(gjeo-tokë dhe eidos-pamje) "
Epoka e karbonit (qymyrit) është e trazuar nga ana tektonike. Stereja ngrihet e ulet, përmbytet herë pas here nga deti. Vise të tëra shkretohen, zona të gjëra pyjore zhyten nën rrëshqitje llumi. Formohet një mbikontinent.
Para 300 milionë vjetësh nuk ka akoma zogj në Tokë. Pylli jehon prej zhurmash të çuditshme. Kudo gëlon prej insekteve. Një që do të njihnim është pilivesa. Disa prej tyre arrijnë përmasa gjigande: Meganeura është aq e madhe sa një skifter dhe ka një gjerësi krahësh të shtrirë prej më tepër se 60 centimetrash.