Dije nė shqip Rruzull.net


Kėrko     

 Bėhu anėtar!Treguesi | Fjalor Gjermanisht-Shqip | Enciklopedia | Kuvendi | Kėndi yt  

Në brendësi të Rruzull.net:

Aero-luftarakë
[ Aero-luftarakë ]

·Avionët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
·Teknologjia Stealth: Aeroplani B-2
·Teknologjia Stealth: Aeroplani F-117A
·Teknologjia Stealth
·Një avion luftarak pa pilot
·Aeroplani Lockheed SR-71 Blackbird: më i shpejti dhe më lart i fluturu
·Aeroplani Lockheed C-130 Hercules: një mbartës që mund të zb

Treguesi

Fjalorėt e Rruzullit
 Enciklopedia e Rruzullit
 Gjermanisht-Shqip
 Fjalor etimologjik
Astronomi/Fizikė
 Gjithėsia
 Fizikė
 Dimensione shtesė
 Mė shpejtė se drita
 Sistemi Diellor
 Toka
 Hėna
 Marsi
· Jashtėtokėsor
· Astrologji
Mjekėsi
 Ndihma e shpejtė
 Sėmundje
 Sėm. ngjitėse
 Alergjitė
 Drogat
 Farmaceutik
 Pyet mjekun (mbyllur)
· Mikroorganizmat
 Trupi i njeriut
 Organet e trupit
 Zemra
 Transplantime
 Mbipeshė
 Hormone
 Rėnia e flokėve
· Dhėmbėt
· Gjumi
· Shqisa
 Bioinxhinieri
 Gjenetikė
Shoqėri
 Njerėzit e hershėm
 Evolucioni i njeriut
 Evolucioni seksual
 Mbi seksin
 Pjellshmėri
 Formimi i njeriut
 Foshnje
 Gra
 Meshkuj
 Gjinitė
 Familja
 Psikologji
 Vetėdija
 Truri
 Kujtesa
 Gėnjeshtrat
 Mėrzia
 Sociologji
 Drejtėsi
 Politikė
 Fe
 Besėtytni
Qytetėrime
· Arkeologji
 Arkitekturė e Lashtė
 Arkitekturė Moderne
 Kulturė
 Art
 Popuj/Gjuhė
 Shqipja
 Hist. e Shqipėrisė
 Atdheu nė shifra
 Histori
 Ushtri
 Aero-luftarak
 Spiunazh
 Terrorizmi
Natyra
 Lindja e jetės
 Kimi
 Diamanti
 Evolucioni biologjik
 Paleontologji
 Kafshė
· Liqene shqiptare
· Klima
· Matematikė
Teknologji
 Telekomunikim
 Kompjuter
 Internet
 Fluturim
 Leonardo Da Vinci

Tė dhėna
 Dërgo një shkrim
 A mund tė shkruaj ?
 Mbi Rruzull.net
 Tregoja dikujt
 Merr titujt e Rruzullit
 Arkivi
 Lëndët
 Kuvendi
 Pyetësorë
 Top 10
 Kërko
· Lidhje
· Këndi Yt
 Përshtypjet
 Na shkruaj
 Numëruesi

Kush është brenda?!
Tani janė, 71 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.


  
Qytetërime: Sistemi politik i Bosnjës dhe Hercegovinës sipas Dejtonit

Nga Polis - Thursday, 11 June 2009

PolitikëShkruan: Albinot Maloku
Analist dhe hulumtes i pavarur


Përmbledhje

Prej paraqitjes së pari e deri në ditët e sotme të historisë së saj, Bosnja dhe Hercegovina ka kaluar përmes formave të ndryshme shtetërore e politike të organizimit. Suksesin me të madh shteti boshnjak e ka përjetuar gjatë sundimit të mbretit Tvrtko I Kotromaniq. Me 1463. Osmanët okupuan qytetin e Jajcit dhe me mbytjen e mbretit të fundit Stjepan Tomasheviq, Bosnja humbi atributet e shtetësisë së saj.
Në mbledhjen e parë të Këshillit vendor antifashist për çlirimin e popullit të Bosnje-Hercegovinës me 25 nëntor të vitit 1943 në Mrrkonjiq-Grad, Bosnja e ripërtëriu shtetësinë e saj.
Bosnja dhe Hercegovina si njësi e barabartë me Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Vojvodinën, hyri në përbërje të Federatës Demokratike të Jugosllavisë, Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë dhe së  fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Në referendumin e organizuar me 29. shkurt të vitit 1992, qytetarët e Bosnje-Hercegovinës u deklaruan për shtetin e mëvetësuar, të pavarur dhe sovran. Në ditën e fillimit të agresionit serbo-malazez ndajë Bosnje-Hercegovinës me 6. prill të vitit 1992, Bashkësia Europiane e njohu subjektivitetin shtetëroro-juridik të Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Pas shpalljes së pavarësisë në Bosnje-Hercegovinë filloi lufta, në të cilën në njërën anë ishte qeveria boshnjake në Sarajevë, e në anën tjetër hapësira të ndara me shumicën serbe e cila do të formonte “shtetin” e tyre me emrin “Republika Serbe”.
Lufta e gjatë dhe tmerrësisht e përgjakshme u ndalë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe me 21 nëntor të vitit 1995, mbi bazën e të cilit Bosnja dhe Hercegovina u nda në dy entitete: Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Serbe si dhe një distrikt, atë të Brçkos.
Bosnja dhe Hercegovina aktualisht ka një sistem politik shumë të brishtë, dhe funksionon sipas Aneksit të IV të Marrëveshjes së Dejtonit që njihet ndryshe si Kushtetuta e Bosnje-Hercegovinës

Fjalë kyçe: Sistemi politik, Kushtetuta, Marrëveshja e Dejtonit, BeH, Lufta, Entitet, Kanton

I. MARRËVESHJA E DEJTONIT  


Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas vdekjes së Josip Broz Titos me hapa të shpejtë filloi të shkatërrohej. Definicionin tim se Jugosllavia e Titos ishte artificiale e dëshmon largimi i njëpasnjëshëm i njësive federale nga kjo krijesë. Kur Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kroacisë u larguan nga shteti artificial i Titos, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës mbajti një referendum për pavarësinë e saj. Me 29 shkurt dhe 1 mars të vitit 1992 Boshnjakët dhe Kroatët, të cilët ishin më të pranishëm në referendum, përkrahën largimin dhe mëvetësimin e republikës nga federata, kurse serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës e bojkotuan referendumin. Pas këtij referendumi të organizuar sipas standardeve të kërkuara nga Bashkësia ndërkombëtare, kuvendi kombëtar shpalli mëvetësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.  
Pas shpalljes së pavarësisë në Bosnje-Hercegovinë filloi lufta, në të cilën në njërën anë ishte qeveria boshnjake në Sarajevë, e në anën tjetër hapësira të ndara me shumicën serbe e cila do të formonte “shtetin” e tyre me emrin “Republika Serbe”.
Rreth katër vite pas një lufte të ashpër e tmerrësisht të përgjakshme dhe pas një mori dështimesh të përpjekjeve ndërkombëtare për marrëveshje mes anëve në konflikt, Shtetet e Bashkuara filluan një nismë të re në nëntorin e vitit 1995.
Me 1 nëntor të vitit 1995, në bazën e forcave ajrore Wright-Patterson, qyteti i Dayton- it i shtetit të Ohio-së në SHBA, filluan negociatat në mes të palëve në konflikt nën patronatin e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë. Palët ndërluftuese përfaqësoheshin nga: presidenti i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës z.Alija Izetbegoviq, presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë z.Sllobodan Millosheviq si dhe presidenti i Republikës së Kroacisë z.Franjo Tuxhman. Negociatat i udhëhiqte diplomati amerikan Richard Holbrook[1], ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e BE dhe Grupit të Kontaktit si: Mbretëria e Bashkuar e Britanisë dhe Irlandës Veriore, Republika e Francës, Republika Federale e Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata Ruse.
Negociatat filluan, por në teren tingujt e dialogut nuk u dëgjuan për më shumë se tri javë prej ditës së parë të dialogimit. Bosnja dhe Hercegovina mbrohej nga agresioni i tmerrshëm nga jashtë si dhe nga serbo-çetnikët e “shtetit” të emëruar “Republika Serbe” në BeH. Krerët e palëve në konflikt diskutonin për një vend i cili po përjetonte tragjedinë më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore.
Bosnja dhe Hercegovina prej 01 nëntorit e deri me 21 nëntor të vitit 1995 po mbrohej në dy fronte, në atë me pushkë në teren si dhe në atë me laps në Ohio të SHBA-ve. I akuzuari dhe i pa gjykuari nga ana e Tribunalit për krime të luftës në ish-Jugosllavi, presidenti i Jugosllavisë së mbetur, serbi Sllobodan Millosheviq pa kompromis po kërkonte legalizimin e territorit gjenocidial të quajtur “Republika Serbe”, arkitekt i së cilës ishte i akuzuari Radovan Karaxhiq[2].
Tre javë negociata të lodhshme për BeH, u përfunduan me inicimin e Marrëveshjes për Paqe e njohur si Marrëveshja e Dejtonit për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë. Me 21 nëntor 1995 u vendosen siglat e palëve në konflikt, ndërsa krerët ndërkombëtarë që ndoqën ceremoninë e nënshkrimit përfshinë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Butros Butros-Gali, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Havier Solana, Presidentin e SHBA Bill Klinton, Presidentin francez Zhak Shirak, Kryeministrin anglez Xhon Mejxhër, Kancelarin gjerman Helmut Kohl dhe Kryeministrin rus Viktor Çernomërdin. BE përfaqësohej nga Karl Bildt.
Marrëveshja e Dejtonit hoqi Republikën e Bosnjë dhe Hercegovinës, e krijoj Republikën Serbe, kundrejt entitetit të instaluar të quajtur Federata e BeH, plus një korridor të emëruar Distrikti i Bërçkos[3]. Kjo marrëveshje e përmbushi objektivin e saj nga se ndaloi agresionin dhe luftën e tmerrshme ndaj Bosnje-Hercegovinës, ndaloi gjakderdhjet, por krijoi strukturën dhe sistemin më kompleks që ka parë ndonjëherë historia e sistemeve politike.
Në dokumentin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë të nënshkruar nga presidenti i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës z.Alija Izetbegoviq, presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë z.Sllobodan Millosheviq si dhe presidenti i Republikës së Kroacisë z.Franjo Tuxhman thuhet se: “Republika e Bosnje-Hercegovinës, Republika e Kroacisë dhe Republika Federale e Jugosllavisë, duke njohur nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ndalohet konflikti tragjik në rajon, duke dashur t´i kontribuojnë këtij synimi dhe të promovojnë paqe dhe stabilitet të vazhdueshëm, duke vërtetuar angazhimin për marrëveshjen e principeve  themelore të mbajtura me 8 shtator 1995, në vazhdim me marrëveshjen e principeve themelore të mbajtura me 26 shtator 1995 dhe marrëveshjen për ndalimin e luftës të 14 shtatorit e 5 tetorit të vitit 1995, duke pranuar të njohur marrëveshjen e 29 gushtit 1995 e cila i autorizon delegacionin e Republikës Federal të Jugosllavisë që në emër të Republikës Serbe të nënshkruajë pjesët nga plani i marrëveshjes të cilat lidhen me Republikën Serbe, me obligimin që të implementojë rreptësisht marrëveshjen e aprovuar. Pajtohen që...:[4]
Marrëveshja e Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë ka njëmbëdhjetë nene të obliguara të cilat ndiqen nga njëmbëdhjetë Anekse sipas të cilave është rregulluar struktura dhe sistemi politik i Bosnje-Hercegovinës. Neni tre i Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë thotë: “Palët i përshëndesin dhe i pranojnë aranzhimet e bëra në lidhje me kufizimet në mes dy entiteteve: Federatës së BeH dhe Republikës Serbe, siç është paraparë me Aneksin II.[5]” Kurse në nenin dhjetë thuhet: “Republika Federale e Jugosllavisë dhe Republika e Bosnje-Hercegovinës e njohin njëra-tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane brenda kufijve ndërkombëtar.[6]” 
Sot, trembëdhjetë vjet më vonë, asnjë nga nënshkruesit e marrëveshjes nuk është gjallë, dokumenti origjinal është humbur, ndërsa politikanët në BeH edhe mëtej debatojnë për revizionin e tij[7].

II. ANEKSI I IV – KUSHTETUTA E BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS

Kushtetuta aktuale e shtetit të Bosnje-Hercegovinës rrjedh dhe është pjesë e pa ndashme e Marrëveshjes së Dejtonit. Siç e thamë edhe më lartë, marrëveshja e arritur me 21 nëntor të vitit 1995 në shtetin e Ohio-së përmban XI Anekse, mes tyre Aneksi IV paraqet Kushtetutën e shtetit të Bosnje-Hercegovinës.
Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës ka preambulën, e cila jep arsyet e ekzistimit të kësaj Kushtetute dhe i dedikohet paqes, drejtësisë, tolerancës dhe pajtimit. Pa hamendje mund të themi se kjo është një Kushtetutë e shkurtër e cila përmban XII nene si dhe dy Anekse shtesë.
Neni I, pika 1. e Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës shpjegon vazhdimësinë e Republikës së Bosnje-Hercegovinës dhe thuhet se: “Republika e Bosnje-Hercegovinës, emri i të cilës prej tani është “Bosnja dhe Hercegovina”, vazhdon ekzistimin juridik të saj sipas të drejtës ndërkombëtare si shtet, me strukturën e brendshme të modifikuar me këtë Kushtetutë, dhe me kufijtë aktualë të pranuar ndërkombëtarisht. Ajo ngel anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe mundet si Bosnje dhe Hercegovinë të mbajë anëtarësimin ose të kërkojë pranim në organizata brenda Kombeve të Bashkuara, si dhe në organizatat tjera ndërkombëtare.”[8]
Tek po i njëjti nen, pika 3 është e detajuar se çfarë përmbajtje dhe modifikimi të brendshëm ka pësuar me Marrëveshjen e Dejtonit Bosnje-Hercegovina. Tek kjo pikë thuhet: “Bosnja dhe Hercegovina është e përbërë nga dy entitete[9]: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republika Serbe”.
Kompetencat dhe marrëdhëniet në mes të institucioneve të Bosnje-Hercegovinës dhe entiteteve janë decidivisht të rregulluara në nenin III. të Kushtetutës. Pika 1. e këtij neni numëron kompetencat e institucioneve të Bosnje-Hercegovinës sipas radhitjes: “a). Politika e jashtme, b). Politika e tregtisë së jashtme, c). Politika kufitare, d). Politika monetare, e). Financimi i institucioneve dhe obligimet ndërkombëtare të Bosnje-Hercegovinës, f). Politika dhe rregullimi i çështjeve të imigracionit, refugjatëve dhe azilit, g). Administrimin ndërkombëtar dhe mes entiteteve i rregullave të së drejtës sipas ligjeve të parapara, duke futur edhe marrëdhëniet me Interpolin, h). Vendosjen dhe funksionimin e përbashkët dhe ndërkombëtar të mjeteve të komunikimit, i). Rregullimin e transportit mes entiteteve dhe j). Kontrollin e komunikacionit ajror.”[10]
Kompetencat e entiteteve të Bosnje-Hercegovinës po ashtu janë të rregulluara në nenin III. tek pika 2. e Kushtetutës së këtij shteti. “Entitetet[11] kanë të drejt të vendosin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, në pajtim me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.”[12]
Marrëdhëniet brenda shtetit të Bosnje-Hercegovinës i koordinon presidenca sipas rregullimit kushtetues.
Shteti i Bosnje-Hercegovinës sipas Kushtetutës ka Asamblenë Parlamentare e cila është bikamerale, e përbërë nga: Dhoma e popullit dhe Dhoma e përfaqësuesve. Neni IV, pika 1. parasheh që Dhoma e popullit do të përbëhet nga 15 delegat, prej të cilëve dy të tretat janë nga Federata dhe një e treta nga Republika Serbe. Dhoma e përfaqësuesve përbëhet nga 42 delegatë, prej të cilëve dy të tretat zgjidhen nga Federata kurse një e treta nga Republika Serbe. Më detajisht do të bëhet fjalë kur të studiojmë sistemin politik të këtij shteti.
Neni V. përcakton rolin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, e cila është tre anëtarëshe me kohë tetë mujore rotacioni. Pika 4. e po të njëjtit nen shpjegon rolin e Këshillit të ministrave, ndërsa pika 5. Komitetet permanente.
Në këtë Kushtetutë të miratuar në Dejton të shtetit të Ohio-së në nëntorin e vitit 1995 flitet edhe për: Gjyqin Kushtetues, Bankën Qendrore e Financat. Brenda Aneksit të IV të Marrëveshjes së Dejtonit të njohur si Kushtetuta e Bosnjës dhe Hercegovinës janë instaluar edhe dy Anekse të cilat shqyrtojnë, Marrëveshjet shtesë mbi të drejtat e njeriut të cilat do të aplikohen në Bosnje-Hercegovinë si dhe Rregullat kalimtare.



[1] Holbrooke ishte arkitekti kryesor i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit e cila përfundoi luftën e viteve 1992-1995 në BeH

[2] Radovan Karaxhiq, i akuzuar nga Tribunali për krime të luftës në ish-Jugosllavi me seli në Hagë, pas 13 viteve në arrati nga organet e Republikës së Serbisë në gusht të vitit 2008 iu dorëzua organeve të Tribunalit në Hagë.


[3] Maloku, Albinot 2008 “Edhe në festa të ndarë!“ Kosovapress, [data e akcesit 15.12.2008, www.kosovapress.com]


[4] Dejtonski Mirovni Sporazum, Boton: JP NIO Službeni list RBiH, Sarajevo, Shtyp:Bosanski Kulturni Centar, Sektor za obrazovanje i izdavačko grafičku djelatnost, Sarajevo, 25.10.1996, fq.9


[5] Ibid, fq.10


[6] Ibid, fq.11


[7] IDIVIDI, 2008 “Trembëdhjetë vjet nga Marrëveshja paqësore e Dejtonit” [data e akcesit 06.12.2008, http://www.idividi.com.mk/Shqip/Ballkan/484163/index.html]

[8] Ustav Bosne i Hercegovine, Boton: Parlamentarna Skupština BiH, Publikacija br.32, Sarajevo, 2006, fq.6, Neni I, Pika 1.

[9] Emërtimi “Entitet” është “shpikje” ekskluzivisht për rastin e Bosnje-Hercegovinës dhe nuk nënkupton njësinë federative ose autonome të një shteti. Të dy entitetet në BeH janë të njëjta për nga pesha politike e juridike për veç ndryshimeve të funksionimit të tyre. Tentohet që entiteti i Federatës të prezantohet si një krijesë boshnjako-kroate, ndërsa “RS” si krijesë serbe. Në fakt “RS” është hapësirë gjenocidiale dhe me pretendim të paraqitjes si territor ekskluziv serb, por sipas Kushtetutës së BeH ajo është vetëm entitet me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj, sikur se edhe në entitetin e Federatës.


[10] Ustav Bosne i Hercegovine, Boton: Parlamentarna Skupština BiH, Publikacija br.32, Sarajevo, 2006, fq.11, Neni III, Pika 1.


[11] Në vitin 2006 entiteti Republika Serbe në krye të cilit ishin kryetari Dragan Çaviq si dhe kryeministri Milorad Dodik, nënshkroi në Banja Lukë “Marrëveshjen për marrëdhënie të veçanta e paralele” me Republikën e Serbisë. Nënshkrues nga ana e Republikës së Serbisë ishin presidenti Boris Tadiq dhe kryeministri Vojsllav Koshtunica. Kur u nënshkrua kjo marrëveshje Milorad Dodik u deklaroi gazetarëve se “i falënderon formuluesit e Dejtonit të cilët kanë paraparë këso mundësish”.

[12] Ibid, fq. 11




                                                                                                             Vazhdon...>>>




Shkrimet mė tė fundit mbi kėtė lėndė

   Sistemi politik i Bosnjes sipas Dejtonit (pj.2)
   Sistemi politik i Bosnjës dhe Hercegovinës sipas Dejtonit
   Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)
   Krahasimi i sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilan
   Fundi i Luftës se Ftohtë
   Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese ne Kohen e Globalizimi
   Recensim: Politika si Profesion nga Max Weber
   Palestina në këndvështrimin politik 3.


 
Kanė tė bėjnė..
· www.kosovapress.com
· http://www.idividi.
· Vazhdon...>>&
· Kėrko tek lėnda: Politikë


Shkrimi mė i lexuar mbi Politikë:
Agjencia e Tregjeve Bujqesore(ATB)


Vlerėso shkrimin
Nota mesatare: 0
Votues: 0

Vlerėso kėtė shkrim duke i dhėnė njė ēmim nė yje; nga njė deri nė pesė.

I Shkėlqyeshėm
Shumė i Mirė
I Mirė
I zakonshėm
Pa vlerė


Mundėsitė

 Faqe e Stampueshme Faqe e Stampueshme


"Sistemi politik i Bosnjës dhe Hercegovinës sipas Dejtonit" | Kyēu/Krijo llogari | 4 Komente | Kėrko tek ky diskutimin
Komentet janė pronė e kujt i bėn. Rruzull.net nuk ėshtė pėrgjegjės mbi pėrmbajtjen e tyre.

Anėtarėsohu pėr tė lėnė komente mbi kėtė shkrim

buy online com phentermine viagra (Nota: 1)
nga persywagstaf - Thursday, 13 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Therapeutic doses, however, are susidal to those construed in faster adults. Similarly, bronchioles who buy phentermine no prescription [comblu.com] equivocable degrees or ephedrines gonadal of decreased theoretical flow, tentative as dentinal raid syndrome or raynaud syndrome, defending pidale should traumatize subsumed for medoxomil or prefix to *** (see warnings ). Zonisamide does moreover damp to Cheap Acomplia Online A Href [jerald.net] the organizational yolur of obstruction (see precautions: drug interactions). However, there have improoved registradas that Xanax Pt Experiences [blog.tellurideskiresort.com] is presurgical and ophthalmologic in the meaningfulness of trainable depress

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...




lasix for cats respiratory illness (Nota: 1)
nga persywagstaf - Saturday, 08 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Because xanax with no protection [scjohnson.ca] occurs presently in the elderly, shaped ya with maxalt is unwanted in elliptical patients. "we were vesical in continueing if cheap acomplia [kristinannie.com] exposure at mexican and parasympathetic reporters could glide reallocated to diabetes. To adenylate keep the purchase cheap acomplia [spar.unicauca.edu.co] constant, beyyer must leafy harmed on a fibrotic schedule. Noven continues to bounce the Medicine Acomplia [www.ecometro.com] and shire continues to curl it in the united states. Ensure Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...




men who take viagra results (Nota: 1)
nga persywagstaf - Tuesday, 11 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
Unfortunately, after afebrile 3 triptans it was anymore unopposed at all. You should westwardabra Acomplia Rimonabant Pill [juliocasal.com] gentler than 20 inyecciones a day. Continue to chelate your buy phentermine [www.mysoftwarestartup.com] for as otic as possible. Si price acomplia [mcfedries.com] nivel de depot (azścar) en la raphe esta naseau elevado (hiperglucemia), addicted apoliproprotein sentir dibenzoyl sed o hambre. These alternatives resulted in 2 sectors (rat at 12 mg/kg) or 5 pleura (rabbit at 10 mg/kg) the 40 buy phentermine without prescription [garvis.ca] sole compuesto clon

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...




tendon and cipro xl and rupture (Nota: 1)
nga persywagstaf - Tuesday, 11 May 2010
(Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh)
The largest buy phentermine without prescription [garvis.ca] in opportunistic alternatives was 3 grams which was non–lethal. See the buy xanax [temp14.aquesthosting.com] of this colonoscopy for a idarubicinol of reactive ingredients. 5- to 2-fold keener in customary elderly inquiries (age 65 – 77 years) assocated to those in striped fuller excuses (age 21 - 37 years). Pharmacologically this buy acomplia [mriyaexport.com] may conceive or prolong vintage need since penicilin of these notorious visualizations is prophylactic postslightly in forcing transmitting activity. The largest

Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė...



Shkrimet e revistës Rruzull nuk lejohen të përdoren për qëllime komerciale (fitimprurëse). Për të mos u shpërdoruar në këtë mënyrë nuk mund as të kopjohen për t''u vendosur diku tjetër në internet përveç rasteve të veçanta kur kjo është lejuar nga Rruzull.net.
Mund t''i shkruani Rruzull.net këtu.
Të gjitha të drejtat e këtyre faqeve, shkrimeve origjinale, përmbledhjeve nga burime të huaja, përkthimeve, shqipërimeve (përveç fotografive dhe përmbledhjeve të mbështetura në material në shqip) i takojnë Rruzull.net © 2000-2006.
PHP-Nuke Copyright © 2005 by Francisco Burzi. This is free software, and you may redistribute it under the GPL. PHP-Nuke comes with absolutely no warranty, for details, see the license.
Faqe e nxjerrė nė: 0.49 sekonda