| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush është brenda?! | Tani janė, 74 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
Njeriu: Nga haja në jashtëqitje Data e botimit: Wednesday, 20 May 2009
Lėnda: Trupi i njeriut
|
Me hajën ne e nozullojmë trupin tonë me energji e cila është e nevojshme për të jetuar. Por jo gjithçka që hamë mund të shfrytëzohet. Ka disa gjëra që duhen hequr qafe, nëse gjithçka shkon mirë, një herë në ditë. Ajo që del prapa, ka kaluar një rrugë të gjatë përmes gurmazit, stomakut dhe zorrës. Dymbëdhjetë deri trembëdhjetë orë merr derisa i gjithë ushqimi të tretet dhe që mbetjet të nxirren jashtë.
Kafshatat e ushqimit copëtohen në fillim nga dhëmbët. Kjo krijon një sipërfaqe të madhe për lëngjet e tretjes. Kur ushqimi mbërrin në stomak përpunohet atje duke u kthyer në qull. Mjedisi thartor aty vret shumë baktere dhe furacakë të padëshirueshëm. Lëndët ushqyese nuk i shqiten akoma qullit të ushqimit në stomak, kjo ndodh më së pari në zorrë.
Nevojiten një sërë e tërë organesh në mënyrë që tretja të nisë si duhet. Në fillim qulli i ushqimit shtyhet nga stomaku për tek zorra e hollë.
Pankreasi dhe fshikëza e tëmthit prodhojnë tharme, që ia mundësojnë trupit marrjen e yndyrave. Tajitjet e pankreasit dhe vreri i fshikëzës së tëmthit rrjedhin së bashku në të ashtuquajturën zorrë dymbëdhjetëgishtore - kjo është fillimi i hapjes së zorrës së hollë. Përmes këtyre tajitjeve copëtohet ushqimi dhjamor në copë më të vogla e të përshtatshme për t´u marrë nga trupi.

Në brendësi të zorrës së hollë
|
Në mënyrë që lëndët ushqyese të mbërrijnë në mënyrë sa më efektive në trup, zorra e hollë, e shumë herë përdredhur, ka një sipërfaqe të madhe. Kjo i përgjigjet sipërfaqes së një restoranti: 125 metra katrorë.
Zorra e hollë nuk është një gyp i lëmuar. Ajo ka nga brenda disa të dala të imta dhe shumë të imta, të cilat zmadhojnë sipërfaqen e saj. Përmes tyre kapen më mirë lëndët ushqyese dhe futen menjëherë në qarkullim. Sheqernat dhe proteinat hyjnë drejt e në gjak. Yndyrat përcillen për në enët limfatike.

Bakter zorre
|
Zhurma që shoqëron tretjen shkaktohet nga bakteret, zbrazjet e të cilave kërkojnë një rrugë për të dalë jashtë. Një armatë mikroskopike ndihmuesish të veckël ushqehet në zorrën tonë të trashë me jashtëqitjen tonë. Në këtë mënyrë ato copëtojnë lëndët në atë mënyrë që trupi ynë të mundë t´i përdorë sërish: për shembull vitaminën B. Por këta vocërrakë prodhojnë edhe gaze si metan dhe sulfur hidrogjeni që mban erën e vezës së prishur.
Së bashku me qullin e mbeturinave rrjedhin edhe gazet drejt rektumit. Këtu masës së kaftë i merret aq sa mundet kripërat dhe uji duke ia kthyer sërish trupit. Me pjesën e ntrashur që ka mbetur trupi nuk ka më ç’të bëjë tjetër përveçse ta nxjerrë jashtë mbrapa në natyrë.
Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu
Burimi: gjermanja ARD, W wie Wissen/Von Kost zu Kot/15.03.2009
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 0 Votues: 0
| |
|
Re: Nga haja në jashtëqitje (Nota: 1) nga Enji - Thursday, 21 May 2009 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | Mos eshte me e pranueshme ne shqip qe titulli te jete: "Nga e ngrena ne jashteqitje"?
~E |
|
|
|