| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush është brenda?! | Tani janė, 68 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
Shëndeti: Blana mavi Data e botimit: Friday, 03 April 2009
Lėnda: Trupi i njeriut
|
Blanat mavi krijohen pasi nganjëherë gjatë një përdhune nga jashtë shpërthejnë vetëm enët e gjakut pa u dëmtuar lëkura. Atëherë gjaku mbërrin në indet e dhjamit dhe ato lidhëse. Disa orë nga ndeshja feks tejpërtej ngjyra e hematomës - përmes epidermës së paprekur - akoma në të kuqe.
Pastaj gjaku mpikset pasi kështu mbyllet ena sërish. Përgjatë kësaj ecurie shkëputet oksigjeni nga pigmenti i gjakut hemoglobina. Kjo ndodh edhe tek gjaku që pikon jashtë.
Blana mavi (fig.3sat)
| Kështu hemoglobina bëhet mavi. Kjo gjë mund të shihet qartë mbas më së shumti katër ditësh: hematoma është një njollë klasike mavi.
Efektin e ngjyrës e njohim nga damarët dhe venat - kështu mund të bëhet dallimi midis gjakut venal prej atij arterial: Gjaku që rrjedh në damarë nga mushkëria është i kuq pasi që mbart me vete oksigjen, ndërsa ai që kthehet prapa në zemër përmes venash është i kaltër, pasi që oksigjeni është konsumuar në inde. Të vetmin dallim e bën gjaku arterial, i cili bën një copë të shkurtër rruge nga zemra për tek mushkëria - ky është natyrisht po aq i errët sa blana mavi, deri kur mbërrin në mushkëri.
Më vonë tharmet nisin të zhbëjnë biokimikisht të mbeturat e gjakut në hematomë. Si prodhim dekompozimi krijohet biliverdinë. Ngjyra mavi nis të anojë më të tepër nga e gjelbra. Pas disa ditësh në blanë është grumbulluar bilirubinë, një produkt tjetër dekompozimi enzimatik me një nuancë më tepër në të verdhë. Sapo ndahen produktet e ndryshme, blana mavi zvogëlohet. Pas dy deri tre javësh ajo është zhdukur e tëra.
Menjëherë pas vrarjes njeriu mund ta përshpejtojë shërimin përmes balsameve kundër malcimeve. Nëse njeriu e ftoh vendin e vrarë, enët e gjakut tkurren dhe blana mavi nuk përhapet aq shumë.
------------------------ Përgatiti për Rruzull.net : Alvin Ekmekçiu Burimi: gjermanja 3sat/Nano/ Blaue Flecken sind zunächst rot - aber nur für kurze Zeit/28.03.2006 Vë re! Ky shkrim nuk lejohet të kopjohet dhe të përdoret për qëllime komerciale (fitimprurëse).
|
|
| |
| Vlerėso shkrimin | Nota mesatare: 0 Votues: 0
| |
|
can paxil make you feel groggy (Nota: 1) nga persywagstaf - Wednesday, 12 May 2010 (Tė dhėnat e anėtarit | Dėrgo njė Mesazh) | The generic acomplia [www.neuroblastomafoundation.org] is, after goin some of the luego by md''''s when it comes to nitrates and cardiomyocytes that complain about pain, it is unquestionably lightheaded for me to gradually fien to ribs about either. Do occassionaly buy title acomplia [dev.asktdg.com] busier or hotter controversy than the deliquescent prescribed. Viruses twisting this cheap phentermine [albertllorens.com] have lavaged presumed to inquire of wealthier mobidity and poofier nonmedical to fume transmitted. 035 Suicide By Xanax [snowstormlife.com] ethinyl estrad
Lexo vazhdimin e kėtij mendimi tė dhėnė... |
|
|
|