| Treguesi |
|
|
|
|
Fjalorėt e Rruzullit |
| |
|
Astronomi/Fizikė |
| |
|
Mjekėsi |
| |
|
Shoqėri |
| |
|
Qytetėrime |
| |
|
Natyra |
| |
|
Teknologji |
| |
|
|
Tė dhėna |
| | | |
| Kush ėshtė brenda?! | Tani janė, 68 vizitorė dhe 0 anėtar(ė) nė linjė.
| |
 | |
Astronomi: Lindja e Gjithësisë - Modeli Ekpirotik Friday, 23 July 2004 nga Rruzull.net (3838 herė lexuar) | Teoritë mbi lindjen e Gjithësisë mund të përmblidhen në dy grupe thelbësore; atë të Bumit të Madh (Big Bang) dhe atë të Përhedhjes së Madhe (Big Bounce).
Sipas teorisë standarde të Bumit të Madh; papritur, në njëfarë mënyre, ndodhi diçka e veçantë me të cilën zuri fill koha, njëkohësisht edhe Gjithësia, e cila më pas u zmadhua.
Një mundësi tjetër për lindjen e Gjithësisë është ajo që mund të quhet Përhedhja e Madhe. Idea është se përpara asaj ngjarje që njihet si Bumi i Madh mund të ketë pasur një gjithësi që ishte më e madhe. Kjo u bë gjithnjë e më e vogël dhe mbërriti në një gjendje të ndërmjetme mekaniko-kuantike të papërmbajtëshme, prej të cilës erdhi një gjithësi tjetër bymuese.
| | (Mė gjėrėsisht | 12200 bts | komente? | Astronomi | Nota: 4.09) |
|
Astronomi: Nga 3-dimensione në 4-dimensione e më tej Friday, 30 April 2004 nga Rruzull.net (2875 herė lexuar) | Është e vështirë për ne të pranojmë idenë e dimensioneve shtesë pasi kur përpiqemi të përfytyrojmë qoftë edhe një dimension të vetëm të shtuar në hapësirë - jo më gjashtë apo shtatë - na bllokohet truri.
Përfytyro, për shembull, se ndodhesh në qendër të një sfere bosh. Largësia midis teje dhe secilës pikë të sipërfaqes së sferës është e barabartë. Tani, përpiqu të lëvizësh në një drejtim që të lejon të largohesh nga të gjitha pikat e sipërfaqes së sferës duke ruajtur largësinë e barabartë prej tyre. Se bën dot. Nuk mund të shkosh askund - askund me sa dimë ne të paktën.
| | (Mė gjėrėsisht | 7376 bts | komente? | Astronomi | Nota: 4.22) |
|
Astronomi: Në përfytyrim të dimensioneve të tjera; nga 2-D në 3-D Friday, 23 April 2004 nga Rruzull.net (2282 herė lexuar) | Për shumë nga ne, ose ndoshta për të gjithë ne, është i pamundur përfytyrimi i një bote të përbërë nga më tepër se tre përmasa hapësire.
Në fakt ekuacionet që përshkruajnë Teorinë e Lartëfillit (superstring) kërkojnë një Gjithësi me jo më pak se 10 përmasa. Por edhe fizikantët që kalojnë tërë ditën duke menduar mbi përmasa shtesë të hapësirës e kanë të vështirë të përshkruajnë se si këto mund të jenë ose si ne njerëzit, në dukje mendje-dobët, të mund t'i qasemi të kuptuarit të tyre. Kështu ka qenë gjithnjë dhe ndoshta kështu do të mbesë.
| | (Mė gjėrėsisht | 6340 bts | komente? | Astronomi | Nota: 5) |
|
Astronomi: Një teori për gjithçka ? - String Theory Friday, 19 March 2004 nga Rruzull.net (3211 herė lexuar) | Grimcat themelore të gjithësisë që fizikantët kanë arritur të shquajnë - elektronet, neutronet, kuarqet etj. - janë germat e të gjithë materies. Ashtu si edhe germat e alfabetit, këta nuk duken të kenë themele nën vete. Teoria e Fillit (String Theory) tregon të kundërtën. Sipas kësaj teorie, nëse do të hetonim këto grimca me një përpikmëri më të madhe - një përpikmëri të një rendi të tillë madhësie përtej mundësive të sotme teknike - do të gjenim se secila nuk është vërtetë e formës së pikës por përbëhet nga një lak i imët njëpërmasor. Çdo grimcë përmban një fijez që dridhet, lëkundet e kërcen që si term fizik në anglisht njihet si string dhe unë në faqet e revistës Rruzull.net e kam shqipëruar si fill.
| | (Mė gjėrėsisht | 6189 bts | komente? | Astronomi | Nota: 4.57) |
|
Astronomi: Gjithësi Paralele Sunday, 09 December 2001 nga Rruzull.net (3722 herė lexuar) | Jo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera. Me Shpërthimin Zanafillës (Big Bang) mund të jenë krijuar plot Gjithësi të pavarura nga Gjithësia jonë.
| | (Mė gjėrėsisht | 7517 bts | 4 Komente | Astronomi | Nota: 4.31) |
|
| |
| Fjalor Gjermanisht-Shqip Online | Deutsch - Albanisches Wörterbuch
Njė term i rastėsishėm nga fjalori:
Arbeitsspeicher (em.) [kompj.] kujtesė e punės, kujtesė kryesore, kujtesė hyrjeje tė zgjedhur me shans, RAM
| |
| Kyēja | | Anėtarėsohuni kėtu pėr tė lėnė komente pas shkrimeve apo mendime nė Kuvendin e revistės | |
|