Para rreth 220 milionë vjetësh Evropa gjendet larg nga brigjet e oqeanit të vetëm të atëhershëm. Asnjë re nuk depërton deri në qendër të saj. Nën diellin përvëlues thahen pyjet tropikalë. Evropa kthehet në shkretëtirë. 90 përqind e të gjithë llojeve në mbarë botën vdesin. Edhe Evropa Lindore gjendet në duna rëre të ngurtësuara. Ato janë dëshmitarë të kësaj rëre në Epokën Permiane. Është pak e vështirë të parafytyrosh që zonat e sotme të dimrit të ashpër rus dikur ishin shkretëtira.
Njė burim shkruan "Forma e vërtetë e tokes nuk eshte e rrumbullaket. Ajo eshte e shtypur ne pole dhe kurrizore ne ekuator. Forma e tille e tokes eshte elipsoide. Ajo eshte elipsoide e valezuar dhe ne gjeografi quhet gjeoid(gjeo-tokë dhe eidos-pamje) "
Epoka e karbonit (qymyrit) është e trazuar nga ana tektonike. Stereja ngrihet e ulet, përmbytet herë pas here nga deti. Vise të tëra shkretohen, zona të gjëra pyjore zhyten nën rrëshqitje llumi. Formohet një mbikontinent.
Para 300 milionë vjetësh nuk ka akoma zogj në Tokë. Pylli jehon prej zhurmash të çuditshme. Kudo gëlon prej insekteve. Një që do të njihnim është pilivesa. Disa prej tyre arrijnë përmasa gjigande: Meganeura është aq e madhe sa një skifter dhe ka një gjerësi krahësh të shtrirë prej më tepër se 60 centimetrash.
Përgjatë bregdetit të thepisur të Norvegjisë gjenden dëshmitë më të vjetra të lindjes së kontinentit europian. Dallgët e Atlantikut përplasen atje pas vargishullit të Lofotenit, formacionit shkëmbor më të vjetër të Botës: granit i ngurtësuar nga magma para pothuajse tre miliardë vjetësh. Këto guma janë dhjetëherë më të vjetra se vetë kontinenti të cilit i përkasin sot. Peizazhet fjordike të Norvegjisë janë mbetje të malësisë së madhe të Kaledonisë, e cila shtrihej dikur nga Skocia deri në Norvegji. Megjithë erozionin dhe të shemburit milionavjeçar ata kanë mbetur akoma deri më sot një peizazh vigan malësor.