Ato quhen Arushë, Virgjëreshë apo Luan, por ama nuk u ngjajnë aspak këtyre. Pse dhe prej kujt u lidhën me vija trupat qiellorë, të cilët nuk kanë të bëjnë fizikisht me njëri-tjetrin, për të formuar figurat e Yllësive ?
Gjeografi Kai Helge Wirth nga Frankfurti i Gjermanisë ka gjetur një shpjegim që të befason. Yllësitë e lashta që ne njohim sot përputhen në mënyrë mahnitëse me konture brigjesh të kontinenteve, dete, grupe ishujsh, shtretër lumenjsh dhe rrugë detare të hemisferës së veriut .
|