| Pėrgjigje |
| · Ku mund ta gjej revistën Rruzull ? Rruzulli është revistë rrjeti dhe mund të lexohet në adresën: www.rruzull.net, (jo më rruzull.com).
Kjo revistë nuk botohet në letër tani për tani por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Revista është e llojit të hapur për të gjithë, ku njerëzit nuk kanë nevojë për të paguar për të lexuar shkrimet qe botohen tek ajo.
[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Kur ka filluar tė botohet revista Rruzull ? Revista Rruzull ka filluar tė botohet nė rrjet nė Mars tė vitit 2000.
Ka pasur njė periudhė mungese disamujore, nga Korriku 2002 pėr tu shfaqur pėrsėri nė Janar 2003. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Cili ėshtė qėllimi pas revistės Rruzull ? Rruzull.net ėshtė njė revistė interneti qė ka pėr qėllim tė njohė lexuesin shqiptar me disa nga dijet mė tė fundit tė fushave tė ndryshme.
Dijet sillen nė formėn e pėrfundimeve tė studimeve tė bėra, fakteve apo teorive.
Pasi e vėrteta nuk shfaqet asnjėherė nė formė tė prerė, mund tė qėllojė qė tek Rruzulli tė dalin dy shkrime kundėrvėnėse.
Nė fund i takon gjithnjė lexuesit qė tė gjykojė vetė. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Si funksionon Rruzull.net Rruzull.net është një revistë edukative rrjeti dhe funksionon në bazë të së drejtës së shfrytëzimit të përdorimit të materialit publik; përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, që lejon përdorimin e pjesshëm të materialit duke përmendur burimet (emrat dhe datat) si dhe përkthimet apo shqipërimet për përdorim për qëllime edukative (jokomerciale) dhe për t'ia shfaqur një publiku që përndryshe nuk ka mundësi të njihet me to në gjuhën e tij amtare; në përmbledhjen e disa materialeve apo një shkrimi dhe në shkrime origjinale të mirëfillta shkencore.
Në rastin e përdorimit të pranueshëm të materialit (fair use) me të drejta të autorit të mbrojtura, ajo që është fair use për Rruzullin mund të mos jetë e tillë është për atë që kopjon shkrimin e Rruzullit për qëllime komerciale. Një rast i tillë është ai i përkthimeve për përdorim me qëllime mësimore, ndonëse të drejtat e përkthimit i mbesin Rruzullit, këtij nuk i përkasin të drejtat e vetë materialit, prandaj ky nuk lejohet të kopjohet për t'u botuar për qëllime komerciale pa marrë së pari lejen nga burimi parësor e pastaj nga Rruzulli.
Në rastin përmbledhjes së disa materialeve apo të përmbledhjes së një materiali në atë mënyrë që fokusi të vihet mbi diçka tjetër në ndryshim nga fokusi i materialit parësor, është krijuar një material i ri nga ana ligjore të drejtat e plota të së cilit i përkasin Rruzullit.
Figurat dhe fotografitë që nuk janë nën zotërim publik, apo kur autori ka tërhequr mbrapsht të drejtat e autorësisë, d.m.th. figurat me të drejta të autorit të ruajtura, janë përdorur nga Rruzull.net nën fair use për qëllime edukative, dhe nuk do të thotë se janë fair use për të tjerët që i kopjojnë këto nga Rruzulli. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Si mund tė kontaktoj Rruzull.net ? Njė nga mėnyrat e kontaktit me Rruzull.net ėshtė pėrmes lėnies sė Pėrshtypjeve (nėn Njėsitė nė tė majtė tė faqes). Aty mund tė lexoni edhe pėrgjigjen tonė ndaj ndonjė pyetje apo vėrejtje tuajėn.
Nė rast se kėrkoni njė komunikim jo publik mund tė pėrdorni formėn 'Na shkruani' e vendosur po nė tė njėjtin bllok. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · A duhet tė besoj nė atė qė shkruhet tek Rruzulli ? Njeriu nuk duhet asnjėherė tė besojė kryekėput nė atė qė lexon nė media, qoftė tė jenė kėto me famė botėrore.
Mediat tregojnė gjithnjė kėndvėshtrimin e tyre tė njė problemi.
Rruzull.net ėshtė njė revistė qė sjell faktet dhe teoritė mė tė fundit nga fushat e dijes, mbėshtetur nė medie tė tjera relativisht tė besueshme.
E vėrteta e plotė ėshtė gjithnjė e vėshtirė tė zbulohet por njeriu i afrohet asaj gjithnjė e mė tepėr me anė tė fakteve dhe teorive bindėse. Qasja drejt sė vėrtetės mund tė bėhet nga kėndvėshtrime tė ndryshme, ndonjėherė edhe kundėrvėnėse.
Pikėrisht revista Rruzull pėrpiqet tė sjellė qasje tė ndryshme drejt kėsaj tė vėrtete.
Lexuesi duhet tė gjykojė gjithnjė vetė. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · A janė tė vėrteta kėto qė lexoj tek revista Rruzull ? Shkrimet qė botohen tek revista Rruzull janė tė mbėshtetura nė studime te verteta qė botohen nė medie tė huaja tė mirėnjohura.
Nėse duhet besuar nė to apo jo lexo nėn pyetjen tjetėr: A duhet tė besoj nė atė qė shkruhet tek revista Rruzull ? [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Kush mund të shkruajë tek revista Rruzull ? Kushdo që mund të përgatisë një shkrim në përputhje me karakterin e revistës Rruzull.net dhe që vullnetarisht don ta ndajë atë me lexuesit e Rruzullit duke e dërguar për botim në internet tek kjo revistë. Shkrimi duhet të jetë sa më i kuptueshëm në shqip duke iu përmbajtur burimeve të tij, të cilat duhet të jenë të besueshme dhe duhen përmendur.
Edhe përmbledhjet e shkrimeve të mediave shqiptare, që i përputhen karakterit të revistës Rruzull (p.sh. që kanë të bëjnë me arkeologji, histori, gjuhësi etj) janë të mirëpritura. (Kujdes: Jo kopjimi i shkrimit në tërësi, por përmbledhja e tij).
Të drejtat e shkrimit i njihen dhe i mbesin atij që e ka përgatitur, i cili nga ana e tij, në cilëndo pikë kohore mund të zgjedhë t'i heqë shkrimet e veta nga Rruzull.net. Për të ruajtur shumëllojshmërisë e internetit në shqip dhe veçantinë e Rruzullit ju lusim të mos sillni për botim tek Rruzull.net shkrime që i keni çuar ose keni ndërmend t'i çoni për botim në faqe të tjera interneti. Për të dërguar një shkrim për botim tek Rruzulli këshillohet që më parë të bëhet anëtarësimi automatik duke zgjedhur për nofkë emrin e plotë të vërtetë ku emri të ndahet me një vizë nga mbiemri. Pastaj duke qenë i kyçur (log in) brenda faqes së Rruzullit mund të dërgohet shkrimi duke klikuar mbi Të dhëna > Dërgo një shkrim. Në këtë mënyrë shkrimi del automatikisht nën emrin tuaj. Lexuesi mund të hyjë tek profili juaj dhe mund të gjejë edhe shkrime të tjera që keni dërguar. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Kush merret me këtë revistë ? Revista është ide dhe nismë e Alvin Ekmekçiut dhe financohet, botohet në rrjet, mirëmbahet dhe redaktohet po nga ky. Mirëpo janë të shumtë ata që kanë marrë pjesë aktive në ngritjen, mirëmbajtjen, funksionimin dhe pasurimin e revistës. Kështu për rubrikën Pyet Mjekun kanë qenë përgjegjës mjekët Lec Shiroka dhe Dritan Poçi.
Shkrime për revistën kanë përgatitur gjatë historisë së saj përveç Alvin Ekmekçiut edhe mjeku kirurg Lec Shiroka, inxh. Saimir Lolja, Fadil Kajtazi, inxh. Parid Alimhillaj, Erjus Mezini, Marion Gajda, Irma Raçi, Xhavit Muslija, Albinot Maloku, Brunilda Noka, Eridjan Leskaj, Arben Faber, mjeku kardiolog dr. Dritan Poçi, Astrit Lulushi, Arlind Boshnjaku, Imelda Ekmekçiu, Ukshin Zajmi, Juljana Mandra etj. (Na shkruani nëse mungon emri juaj këtu).
Me ndërtimin e paraqitjes së revistës përveç Alvin Ekmekçiut gjatë historisë së revistës kanë punuar apo ndihmuar edhe Laurent Dhima i Alblinux.net dhe Gjergj Dollani.
Banner'i i ri i revistës është punuar nga Alvin Ekmekçiu. Banner'i i mëparshëm ka qenë punuar nga Femi Hasani i Vision.to, dhe modifikuar më pas nga Alvin Ekmekçiu. Nuk duhen lënë pa u përmendur këtu të gjithë anëtarët që përmes opcioneve të ndryshme marrin pjesë aktive në këtë revistën Rruzull. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Përse është bllokuar susta e djathtë e miut Në faqet e Rruzullit është bllokuar lejimi i përdorimit të sustës së djathtë të miut për të kopjuar shkrimet për të rikujtuar se shkrimet e kësaj reviste nuk lejohen të kopjohen për t'u përdorur për qëllime fitimprurëse duke për shembull u botuar në letër në një revistë tjetër. Për të kopjuar shkrimet e Rruzullit për qëllime private apo mësimore mund të përdorësh Copy (Kopjo) dhe Paste (Rras) nën funksionin Edit (Redakto) të shfletuesit (browser) tuaj. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Cilėt janė mjekėt qė japin kėshilla nė rubrikėn Pyet Mjekun ? Për rubrikën Pyet Mjekun janë përgjegjës mjeku kardiolog z.Dritan Poçi dhe mjeku kirurg z.Lec Shiroka. Fatkeqësisht kjo rubrikë është pezulluar për shkak të pamundësisë së mjekëve për të gjetur kohë të lirë për t'iu përgjigjur pyetjeve të shumta të lexuesve dhe për shkak të abuzimeve. [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Pse emrin Rruzull ? Rruzull - ėshtė fjala shqip pėr njė trup tė rrumbullakėt gjeometrik qė ėshtė nė lėvizje.
Njė trup i tillė ėshtė Toka, por edhe Dielli apo planetet, apo yjet. Njė trup i tillė ėshtė edhe atomi.
Lėvizja ėshtė ajo qė sjell tė renė por edhe bėn tė mundur qenien e jetės.
Emri Rruzull mishėron, jetėn, tė renė, lėvizjen...
Revista nuk ėshtė vetė rruzulli, dhe gjithēka qė kuptohet me kėtė emėr, por ajo ėshtė njė pasqyrė e vogėl e asaj qė ndodh nė kėtė rruzull. Kėshtu emri i revistės nuk ėshtė 'Rruzulli' por 'Rruzull'(.net). [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Ku tė gjej njė banner tė revistės Rruzull ? Këtë banner të revistës Rruzull të punuar nga Alvin Ekmekçiu mund ta shkarkosh prej këtu: http://www.rruzull.net/themes/Sand_Journey/images/rruzull.jpg [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|
| · Kam nevojë për material që nuk gjendet në faqet e Rruzullit Rruzull.net nuk kryen shërbime private falas. Nëse materiali që kërkoni nuk gjendet në faqet e Rruzullit atëherë nuk e kemi në zotërim dhe për gjetjen e tij nuk mund të kryejmë hulumtime falas. Sidoqoftë mund të kërkoni ndihmën e anëtarëve të tjerë dhe të shkruesve të lirë të Rruzullit duke e shtruar kërkesën tuaj në faqet e Kuvendit të Rruzullit [ Kthehu nė Fillim tė faqes ]
|